Alarmi i ekspertit të sigurisë: “Termet” po shkaktojnë grupet kriminale në Kosovë

Politika

Alarmi i ekspertit të sigurisë: “Termet” po shkaktojnë grupet kriminale në Kosovë

Nga: N.Sh Më: 10 prill 2019 Në ora: 20:18
Policia

Plaçkitësit në Kosovë nuk kanë të ndalur. Së fundmi ata kanë plaçkitur një bankë në Kosovë në mënyrë tejet profesionale.

Plaçkitësit me eksploziv kanë thyer një bankomat të TEB Bankës dhe kanë vjedhur një shumë të madhe parash, por akoma nuk është treguar shuma e saktë.

Në orët e para të mëngjesi të ditës së diele, sipas Policisë, katër të dyshuar kanë kryer vjedhjen në rrugën “Nazim Gafurri”.

Vjedhja e së dielës në Prishtinë është plaçkitja e dytë e armatosur në bankën TEB brenda pak muajve, vjedhje kjo që i ka shqetësuar zyrtarët e këtij biznesi.

E mënyra se si është bërë sulmi me eksploziv, për njohësin e sigurisë, Avni Islami, është profesionale.

Islami thotë se gjendja e sigurisë është duke u përkeqësuar vazhdimisht.

Image
Avni Islami

“Nga sulmi që ndodhi ditë më parë, në një bankomat, për të mos mjaftuar plaçkitjet e rëndomta - hajnat kanë filluar me eksploziv t’i grabisin bankat e Kosovës. Ky është një “termet” për sigurinë tonë”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, kambanat po bien, organet ligjzbatuese duhet t’i hapin sytë, sa nuk kanë nis vrasjet masive nëpër vendet e punës.

“Alarm i madh për institucionet e sigurisë. Këto grupe kriminale duhet  me i vëzhgua nga afër nga organet e sigurisë (AKI-ia, Policia dhe të tjerët) dhe të arrestohen e të dalin para drejtësisë, përndryshe gjendja e sigurisë së qytetarëve po rrezikohet seriozisht”, potencon profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami.

Që nga viti i kaluar janë shtuar grabitjet e armatosura në banka dhe institucione të tjera financiare.

Në dhjetorin e 2018, një polic ishte vrarë në detyrë, përderisa tentonte të parandalonte një plaçkitje në Istog.

E i vrarë në vend kishte mbetur edhe plaçkitësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat