Profesori i njohur: Ja si tejkalohet kjo gjendje në Kosovë, këto dy parti nuk mund ta bëjnë këtë

Politika

Profesori i njohur: Ja si tejkalohet kjo gjendje në Kosovë, këto dy parti nuk mund ta bëjnë këtë

Nga: A.M. Më: 10 prill 2019 Në ora: 21:40
Kuvendi i Kosoves

Profesori Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur rreth tejkalimit të kësaj situate të krijuar në vend.

Ai është shprehur se rrugëdalja nga kjo situatë e krijuar është që populli të merr në dorë fatin e tyre përmes opozitës.

“Ka, dhe duhet të këtë rrugëdalje. Rrugëdalja është që vetë populli të merr në dorë fatin e vet, të lirohet nga ata që për këto 20 vite ia nxinë jetën, e munduan, psiqikisht e torturuan, e detyruan të ikë nga vendi. Këtë nuk mund ta bëjë pozita, nuk mund ta bëjë PANA, nuk mund ta bëjë PDK, as AAK, pra nuk mund ta bëjnë vetë ata që po e qojnë këtë vend në katastrofë, nuk mund ta bëjnë ata që e vodhën dhe plaçkiten këtë vend për të gjitha këto vite. Nuk mund ta bëjnë ata despotët në kupolën e shtetit të cilëve shkatërruan këtë shtet deri edhe në copëtim dhe ndarje. Mbetet që populli të merr në dorë fatin e vetë përmes opozitës”, ka thënë profesori për “Bota sot”.

Image
Binak Maxharraj

Profesori Maxharraja, ka deklaruar se opozita e Kosovës  është e çorientuar, dhe sipas tij nuk është organizuar aspak.

“E kemi një opozitë të çorientuar, një opozitë të çmendur, një opozitë që nuk dine se çka është opozita si duhet të veproi ajo. Çka duhet të ndërmarr për të bërë ndryshime në këtë vend, për ta çliruar këtë popull nga falangat, klanet mafioze, SHIK etj, që e kanë kapë shtetin. Opozita nuk është e organizuar hiç, shtyhen me bërryla mes vete së cila ka ”mençuri” më të madhe për ta heq këtë pushtet të korruptuar. Njëra parti opozitare kërkon që me amin, deklarata të thata dhe konferenca mund të rrëzohet qeveria, të hiqen këto falanga nga pushteti, kurse tjera kërkon që të mobilizoi forcën e popullit për ta hequr të keqen nga ky vend. Sipas kësaj del se vetëm protestat gjithëpopullore, të dinjitetsheme ,të padhunshme, të përditshme duhet ta qojnë këtë vend ne zgjedhje të parakohshme”, ka përfunduar Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat