Kuvendi u kujtua vonë të mbajë seancë, qytetarët e kanë ndarë mendjen të ikin

Politika

Kuvendi u kujtua vonë të mbajë seancë, qytetarët e kanë ndarë mendjen të ikin

Nga: A.M. Më: 11 prill 2019 Në ora: 21:10
Kuvendi i Kosoves

Sot në Kuvendin e Kosovës është diskutuar për largimin e qytetarëve të Kosovës nga vendi.

Përkundër që kjo temë është aktuale dhe e rëndësishme, në seancën e zhvilluar sot nuk ka marrë pjesë kabineti qeveritar.

Po ashtu, seanca e jashtëzakonshme e Kuvendi të Kosovës u përmbyll pa miratimin e ndonjë rezolute në lidhje me migrimin e qytetarëve.

Analisti politik, Faik Krasniqi, ka komentuar për “Bota sot” pjesëmarrjen e kabinetit qeveritar në seancën e thirrur për  të diskutuar largimin e qytetarëve vendi.

Krasniqi për “Bota sot” thirrjen për këtë seancë e ka quajtur tallje për qytetaret e pashpresë të vendit dhe se me mendon se më rezolutë nuk zgjidhen këto çështje.

Image
Faik Krasniqi

“Thirrja e seancave për të diskutuar për largimin e qytetareve, nuk është gjë tjetër veçse tallje me qytetaret e pashpresë të këtij vendi. Me rezoluta nuk zgjidhen këto çështje. Është çështje jetike për vendin, sepse pa popull shteti shkon për lesh. E si duan ta zgjidhin këta këtë problem? Me tallje ? Korrupsion, krim e nepotizem? Apo me nga 8 vende të punës me page minimale 1000 euro që kanë me dhjetëra zyrtare të lartë? Hajgare”, deklaruar ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Krasniqi është shprehur se tashmë kanë ndarë mendjen për të ikur.

“Është vonë se shumica e kanë ndarë mendjen të ikin. Për Qeverinë nuk ja vlen të diskutohet, se ata veçse u deklaruan që ku ta gjeni më mirë shkoni”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat