Protesta e shëndetshme për të gjithë! Qytetarë, bëhuni pjesë masive e saj!

Politika

Protesta e shëndetshme për të gjithë! Qytetarë, bëhuni pjesë masive e saj!

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 12 prill 2019 Në ora: 12:18
Protestat në Kosovë

Demonstrata, prej shumë dhjetëra-mijërave pjesëmarrësish, e 19 shtatorit 2018, e organizuar në Prishtinë, nga Lëvizja Vetëvendosje, është dëshmi faktike e pranisë të mijëra anëtarëve të LDK-së, përfshi edhe shumë të votuarit deputetë, Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe kuadro e veprimtarë të tjerë. Pavarësisht refuzimit zyrtar të protestave, nga krerët e klanit të paligjshëm, madje, të dhunshëm, brenda Kryesisë të LDK-së, anëtarësia e zhgënjyer nga pjerdhacakët butakë klanorë, robër të SHIK-ut, sërishmi do të jenë pjesë aktive të protestave, të organizuara  nga Lëvizja Vetëvendosje, si e vetmja parti e mirëfilltë opozitare aktuale.

Sepse, protesta është e shëndetshme për të gjithë, për ta larguar krimin dhe kriminelët aktual, nga drejtimi i shtetit dhe të pushtetit. Qytetarët e Kosovës, duhet të bëhen pjesë masive e protestave të vazhdueshme, deri në frymëmarrjen e lirë të popullit të Kosovës, deri në ardhjen në pushtet të një qeverie me duar të pastra, pa krime e kriminelë.

Protestat e radhës të Lëvizjes Vetëvendosje, me pjesëmarrjen masive edhe të anëtarësisë dhe të elektoratit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë rast ideal, për ta shporrur nga sundimi i mëtejmë, qeverinë kriminale të PANhajnisë, me teknokratët injorantë dhe kriminelë të saj. Njëherësh, protestimi në fjalë, që do të rezultonte me largimin e krimit, në kupolë të shtetit dhe të pushtetit, duke i dhënë Kosovës një frymëmarrje të lirë.

Për rrjedhojë, do ta frymëzonte dhe trimëronte anëtarësinë e LDK-së, për skarcimin dhe largimin e butakëve, uzurpatorë të udhëheqjes të LDK-së, të cilët duan, madje, me çdo kusht, ruajtjen e status quos, pra, mosluftimin e krimit dhe të kriminelëve, rrjedhimisht, mbrojtjen e krimit dhe të kriminelëve.

Personalisht, konsideroj se: qoftë individi, anëtari i një partie, qoftë një subjekt politik, i cili nuk shfrytëzon, deri në shterrim, të gjitha mundësitë, për ta luftuar krimin dhe kriminelët, përkatësisht, partitë-banda, të tufëzuara në koalicionin kriminal PAN,  pa hamendje, mbron krimin dhe kriminelët. Në cilindo shtet ligjor të botës demokratike, krerët e PAN-it, me bandat e tyre vrastare të shqiptarëve, sa të pafajshëm, aq edhe luftëtarë e veprimtarë cilësorë, si dhe krimin e korrupsionit, hajninë zyrtare, do të ndëshkoheshin maksimalisht, për krimet e tyre serike.

Zgjohuni, o robër, skllevër të kohës digjitale, sepse përgjumja e gjatë, turpëron fjetarakët e vonuar. Krekosja majmunllëke e pushtetarëve PAN-istë, dje, by..-lakuriq e sot milionerë, nga zhvatjet e shumëfishta: duke filluar me Fondet e begatuara, fisnikërisht, nga Mërgata shqiptare; uzurpimet e objekteve dhe të pasurive shtetërore; makro-privatizimet e tokave dhe të objekteve industriale, të blera me vezë, për t`i shitur me lopë; tenderimet e ndryshme korruptive, që i mbulon dhe i fshehë, përjetësisht, asfalti i shtresuar; doganat e ç`doganimet gjysmake e, deri ke haraçi i përgjakur, i cili vazhdon, sot e gjithë ditën, për të gjitha kategoritë e biznesore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat