“SHBA të garantojë marrëveshjen finale dhe të përfshihet në dialog”

Politika

“SHBA të garantojë marrëveshjen finale dhe të përfshihet në dialog”

Nga: G.B Më: 12 prill 2019 Në ora: 14:38
Ilustrim

SHBA vazhdimisht ka kërkuar që palët nga Kosova dhe Serbia të ulen dhe të dialogojnë dhe të arrijnë një marrëveshje. Së fundmi nga SHBA është kërkuar që të arrihet një marrëveshje sa më të mirë për të dyja palët.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Faik Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se me këtë udhëheqje të BE-së që mban anën e Serbisë, vazhdimi i dialogut është i pamundur.

“Me këtë udhëheqje të BE-së që janë në anën e Serbisë, është e pamundur të vazhdojë dialogu. As një ndeshje futbolli nuk mund të zhvillohet ndeshje normale, nëse arbitri anon nga njëri ekip. Për këtë gjë është e vetëdijshme edhe SHBA”, është shprehur ai.

Image
Faik Krasniqi

Sipas Krasniqit, SHBA duhet të garantojë marrëveshjen finale, të përfshihet në dialog dhe kështu do të ishte më e lehtë për Kosovën.

“Insistimi i SHBA-së për të vazhduar dialogu, duhet të garantohet nga ajo që do të ketë bisedime të barabarta, në mënyrë që marrëveshja të jetë e kënaqshme për të dyja palët. Nëse SHBA garanton marrëveshjen finale, përfshihet në dialog, atëherë çdo gjë është e lehtë për Kosovën. Por, nuk do të ishte mirë që dialogu me Serbinë me këtë udhëheqje të BE-së. Pas zgjedhjeve në BE ndërrohet komplet edhe struktura udhëheqëse, dhe dialogu merr kahje krejt tjetër. Kahje pozitive edhe për Kosovën”, ka deklaruar Faik Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat