Kërkohen masa ndëshkuese për serbët të cilët nuk e njohin shtetësinë e Kosovës

Politika

Kërkohen masa ndëshkuese për serbët të cilët nuk e njohin shtetësinë e Kosovës

Nga: A.M. Më: 13 prill 2019 Në ora: 20:02
Ilustrim

Analisti politik, Islam Krasniqi, ka kërkuar që të merren masa sa më të ashpërta për Listën serbe, si dhe veprimin e kryeministrit të vendit për shkarkimin Ivan Teodosijeviq  ka quajtur të drejtë.

“Pa dyshim së sa ma të ashpërta masat ndaj Listës Serbe, aq ma shpejt edukohen ata, sepse ndryshe më ta nuk mundem ti vetëdijsojmë. Veprimi i kryeministrit duke i shkarkuar Ministrat e tyre është një veprim i drejt, pasi që ata marrin paga dhe grande nga qeveria e Kosovës, apo taksapaguesit shqiptar dhe nuk e njohin shtetin dhe punojnë kundër shtetit tonë me udhëzime të qeveris së Beogradit”, ka thënë Krasniqi për “Bota sot”.

Ai ka sugjeruar që si masë ndëshkuese nga Institucionet që mos pranojnë  asnjë kandidat serb i cili nuk e njeh shtetësinë e Kosovës, në mënyrë që të kushtëzohen e të kërkojnë falje për deklaratat e tyre.

Image
Islam Krasniqi

“Institucionet tona duhet që si masë ndëshkuese mos ta pranonin kandidatin e asnjë përfaqësuesi serb i cili nuk e njeh shtetësinë e Kosovës, dhe të gjithë ata përfaqësues nga komuniteti serb aplikojnë apo gëzojnë ndonjë post duhet të betohen para kushtetutës së republikës tonë,  duke i kushtëzuar edhe të kërkojnë falje për deklaratat e tyre banale, siç ishte rasti i Jabllanoviqit,, e cila mund të jetë e rënd për çastin, por e mirë për të ardhmen, e jo të dhënë deklarata fashiste e të gëzojnë prioritete nga qeveria e Kosovës apo të trajtohen si superior, me benificione shtesë nga frika e ndërkombëtarëve!..”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat