Phillips “shuplakë” Serbisë: Nuk mund të uleni në tryezë me Kosovën derisa bëni këtë gjë

Politika

Phillips “shuplakë” Serbisë: Nuk mund të uleni në tryezë me Kosovën derisa bëni këtë gjë

Nga: A.ZH Më: 14 prill 2019 Në ora: 11:52
David Phillips

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Kolumbias në Nju Jork David Phillips, ka deklaruar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, mund të vazhdojë, nëse Serbia merr qasje konstruktive.

Ai ka thënë se në të kundërtën, dialogu duhet të pezullohet dhe Serbisë t’i pamundësohet anëtarësimi në BE.

“Dialogu ia vlen të vazhdohet nëse Serbia merr një qasje konstruktive. Nëse jo, atëherë dialogu duhet të pezullohet. Serbisë do t’i mohohet anëtarësimi në Bashkimin Evropian për një të ardhme të parashikuar në përputhje me Kapitullin 35”, ka deklaruar Phillips, në një intervistë për gazetën “Bota sot”.

Sipas ekspertit amerikan, marrëveshja mes të dyja vendeve, është vonuar për shkak të obstruksionizmit të Serbisë.

Ndërsa, teksa ka folur për taksën e Kosovës ndaj produkteve serbe, Phillips ka thënë se taksa ishte imponim si përgjigje ndaj përpjekjeve të Serbisë në Dubai për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

“Marrëveshja është vonuar për shkak të obstruksionizmit të Serbisë. Taksa iu imponua Kosovës si përgjigje ndaj përpjekjeve të Serbisë në Dubai për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në Interpol”, ka theksuar ai.

Phillips ka paralajmëruar zyrtarët serbë se ata nuk do të mund të dialogojnë në Bruksel, derisa vazhdojnë luftën diplomatike ndaj Kosovës. “Zyrtarët serbë nuk mund të ulën në tryezë në Bruksel, derisa ata përpiqen të bllokojnë përpjekjet e Kosovës për të fituar njohje më të madhe globale. Të bësh kështu është një farsë jashtë normalizimit”, ka deklaruar David Phillips, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat