Luftë midis bastionit të Thaçit dhe Veselit - Bota Sot
Luftë midis bastionit të Thaçit dhe Veselit

Politika

Luftë midis bastionit të Thaçit dhe Veselit

Nga: D.B Më: 15 prill 2019 Në ora: 19:18
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Ka disa muaj që PDK-ja ka filluar aktivitetin zgjedhor dhe siç duket punët nuk po shkojnë edhe aq mirë dhe kjo për faktin se aktiviteti zgjedhor në PDK ka hyrë në ‘ngërç ‘politik.

Kështu ka vlerësuar analisti politik, profesor Dr. Binak Maxharraj, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se gjatë aktivitetit haptas po vërehen dy bastione brenda PDK-së, ai i Thacit dhe ai i Veselit.

“Mendoj se të dytë si dy shokë, kanë ndejt së bashku dhe kanë bërë sefa në Shtabin e Rognerit në Tiranë, atëkohë kur Kosova digjej flakë nga saldoteska Serbe. Që të dy luftën e Kosovës, vrasjet masakrat i shihnin veç në ekrani televiziv në Shtabin e Rognerit. Që të dy pon ashtu ishin ndër themeluesit e fantazmës të quajtur SHIK, jo për ta luftuar aq shumë armikun por më shumë për ti qëruar hesapet me bashkëvendësit e vetë, sidomos me ata të LDK-së të cilët nën emblemat e UÇK-së luftonin për çlirimin e atdheut, pa asnjë llogari tjetër pos për të fituar lirinë, por të cilët edhe gjatë luftës dhe pas, ndiqeshin dhe vriteshin mizorisht. Ishte lufta për pushtet kur Hashim Thaçi u tregua më i zhdërvjellët dhe menjëherë pas luftës e mori pushtetin në dorë në Qeverinë e Përkohshme, në të cilën Rugova nuk dëshironte të ishte, sepse veç me kohë i kishte nuhatë se kush janë këta”, ka thënë Maxharraj.

Sipas tij, gjatë Qeverisjes së përkohshme u bënë edhe pisllëqet më të mëdha ku humbën pa gjurmë shumë njerëz aktivistë të LDK-së por edhe të tjerë.

“Në këtë kohë njerëzit e dal nga lufta, pasi e shuan UÇK-në e formuan Partin për Prosperitet Demokratikë cila edhe nuk vonoi shumë dhe e ndërroi emrin në PDK që e mbanë edhe sot. Kryetari i pacenueshëm për shumë kohë ishte Hashim Thaçi, ndërsa nga ana tjetër Kadri Veseli tinëzak nuk i ndihej zëri publikisht. Askush kurrë nuk kishte dëgjuar për të ani pse ai ishte shumë i njohur për botën tjetër atë të errësirës, sepse ky njeri edhe gjatë luftës por edhe pas luftës udhëheqtë SHIK-un derisa edhe “zyrtarisht u shua, por për të vepruar në heshtje deri në ditët e sodit. Kadri Veseli nuk ishte anëtarë i PDK-së. Por thuhet së në PDK asgjë nuk bëhej, nuk veprohej pa u pyetur ai, pra vepronte fuqishëm nga errësira në punët e PDK-së, derisa një ditë të vonshme pas luftës iu mbush apo ia mbushën mendjen me hy në PDK të cilën gjë edhe e bëri. U bë anëtar i PDK-së, doli nga anonimiteti dhe fluturoi shumë lartë në politikë dhe hiq më pak, më hatër apo më zor, veç Kryetar i Parlamentit te Kosovës ne dy mandate. Në të dy këto mandate në pozitën e Krye parlamentarit, si njeri i papërvojë ne politikë nuk i shkojë hiq puna mire. Gjatë kohës së tij Parlamenti vepronte pa inercion ,shkel e shko, pa ndonjë rezultat të kënaqeshim”, ka thënë Maxharraj.

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Ai ka thënë se kur Hashim Thaçi nuk la gur pa lëvizë e rrëzua për tu bërë President i Kosovës, bile edhe me afrimin e Isa Mustafës të cilit ia fali pozitën e Kryeministrit, për ta rrëzuar përsëri pas dy vjet e gjysmë duke e lënë pozitën e Kryetarit të PDK-së në të cilën u zgjodhe me hatër a me zor, dhe askush tjetër pos Kadri Veselit.

“Hashim Thaçi edhe pse u bë President, nguli këmbët thellë edhe në PDK, të cilën edhe nuk donte ta lëshonte. Ai aty i la tifozët e tij, të cilët haptazi e kundërshtonin Kadri Veselin si kryetar partie. Pra, PDK-ja sikur u bë Parti me dy kryetar njëri me meritë e tjetri në hije, dhe që të dy me ndikim në hiset e veta brenda PDK-së. Ishte përshtypja sikur po vepronin ndaras hy hise të një tërësie dhe e vërteta është se më ardhjen e Veseli në krye të Partisë, po ashtu sikurse edhe në Parlament, nuk po i shkonin punët mirë sepse brenda PDK-së ishin ata të hises tjetër të partisë që nuk e dëgjonin. Ka disa muaj që në PDK-ë kanë filluar zgjedhjet brenda partisë, por punët nuk po shkojnë ashtu siç duhet, sepse dy pjesët e ndara brenda partisë janë në kundërshtim të fuqishëm me njëra-tjetrën dhe sic duket lufta për primat e pushtet në parti veç ka filluar, ka thënë Maxharraj.

Sipas tij, në skenën politike veç tani vërehet një ftohje midis Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli, ku e shpesh e injorojnë njëri- tjetrin.

“Midis tyre ka filluar lufta për primat në skenën politike dhe po del se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli haptas i ka nda rrugët politike. Derisa Hashim Thaçi e bëni bërllok punën e dialogut me Serbinë në të cilin dështoi në çdo aspekt, bile nga njëra anë nuk kërkon as kërkim falje nga Serbia, por Serbisë i ofron edhe korrigjimin e kufijve, çfarë nga ana tjetër Kadri Veseli nuk pajtohet me këtë qëndrim të Thaçit të cilin e kundërshtoni haptas. Por megjithatë fushata parazgjedhore e PDK-së po vazhdon më me tensione të mëdha?! Tifozët e këtyre dy bastioneve assesi si të pajtohen mes veti. Grushtet janë të pranishme midis tyre. "Armiqësia" midis këtyre veç po thellohet, sepse presidenti me "zorin" e SHBA-së e aktivizoi KQZ-në, PDK-në sepse ka frikë të shkojë në zgjedhje me këto dy grupacione sepse do të humb. Në këtë parti nuk ka kurrfarë demokracie të vërtetë të brendshme. Vijnë prurje të reja alamet njerëzish të shkencës e të kulturës, ata injorohen sepse nuk mund të vijnë në shprehje dhe së shpejti largohen”, ka thënë Maxharraj.

Ai ka thënë se ekziston rreziku i ndarjes së kësaj partie pasiqë në këtë parti kanë nisë të kërcasin grushtet dhe shihet qartë se situata nëpër degë është eksplosive.

“PDK-ja nuk ka qenë kurrë më afër ndarjes në dysh midis bastionit të Thaçit dhe atij të Veselit. E kjo nuk është edhe aq e çuditshme sepse nuk ka parti në Kosovë që nuk është nda me karrige apo më grushte. Kryesorja është që PDK-ja të dalë nga pushteti që Kosova të marrë frymë lirishtë, por në situatën e sodit politike kur PDK-ja si keqpërdoruesja më e madhe e shtetit dhe si parti që e konsideron veten mbi shtetin, nuk është me rëndësi se cili në këtë rast është udhëheqës më i mirë Hashim apo Veseli. Do të thosha asnjëri prej tyre nuk ia vlen, pasi që të dytë e kanë humbur kredibilitetin në popull. Ata bashkë më PDK-në, e humbën krenarin e dikurshme të UÇK-së duke vjedhur kështu dhe plaçkitur popullin, dhe Kosovën, këtë vend i cili më shumë mund e fitoi lirinë. Ky popull kurrë nuk ua pa hairin këtyre pushtetarëve po veç sherrin, madje këtë e dëshmon edhe ikja e tyre prej Kosovës , të cilët mjerisht janë të detyruar që të ikin për shkak të të Thacit e Veseloit, e Veslevaq tjerë. Të rinjtë po detyrohen të lënë tokën e tyre, për tua lënë këtyre ‘grykësve pushtetarë’, që jam i bindur se një ditë, jo vetëm historia që do ti mallkojë , por edhe do ti zë mallkimi i tyre. Kurse pasuria e vjedhur dhe e plaqkitur do t’ju mbetet në fyt dhe here do kur këtij populli do t8i jepni llogari”, ka thënë profesor Dr. Maxharraj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...