Lista serbe duhet të shpallet e jashtëligjshme

Politika

Lista serbe duhet të shpallet e jashtëligjshme

Albulena Muji Nga Albulena Muji Më 16 prill 2019 Në ora: 10:49
Lista Serbe

Gjatë kësaj periudhë të vitit po shënohen përvjetorët e masakrave dhe krimeve serbe në Kosovë, të cilat u kryen nga Serbia gjatë kohës së luftës. E këto krime të kryera në Kosovë nga  forcat paramilitare dhe kriminale serbe, i kanë “justifikuar” zyrtarët serb. Bile disa nga ta i kanë mohuar këto krime të kryera në Kosovë.

Të fundit të cilët e mohuan këtë gjë janë edhe Vesna Mikiç, zëvendësministre e Drejtësisë dhe Ministri i Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq, të cilët pas deklaratave të tyre rezultuan me shkarkim nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Vesna Mikiçi u shkarkua pasi që foli kundër sulmeve të NATO-së në Kosovë, ndërsa Teodosijeviq për shkak të deklaratave nxitëse dhe ofenduese ndaj shqiptarëve dhe viktimave të masakrës së Reçakut.

Pas këtyre deklaratave të zyrtarëve serb për mohimet e krimeve të luftës, Qeveria e Kosovës ka autorizuar Ministrinë e Drejtësisë për hartimin e një baze ligjore për sanksionim.

Ambasada amerikane u reagon zyrtarëve serbë që po i mohojnë mizoritë e luftës

Ambasada amerikane  ka ngushëlluar të gjithë familjarët që po përkujtojnë 20 vjetorin e të rënëve gjatë luftës në Kosovë.

Në deklaratën e ambasadës thuhet mohimi i krimeve të luftës, i ofendon kujtimet për viktimat.

“Gjersa Kosova përkujton 20 vjetorin e mizorive të luftës, Ambasada e SHBA-ve shprehë ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave. Të mohuarit e mizorive ofendon kujtimet për viktimat, i traumatizon familjet edhe më shumë, dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik. Ne po ashtu nxisim udhëheqësit e Kosovës nga radhët e gjitha bashkësive që të përmbahen nga retorika ndezëse. Përkushtimi ndaj të së vërtetës për të kaluarën e luftës është jetësor për një të ardhme paqësore”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Në deklaratat e krerëve shtetërorë gjatë ceremonive përkujtimore të viktimave në masakrat e 20 vjetëve më parë, disa herë kanë përsëritur se bashkësia ndërkombëtare po hesht ndaj mohimit të krimeve nga liderët serbë.

Millaku: Lista serbe duhet të shpallet e jashtëligjshme

Image
Drita Millaku

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, në bashkëbisedim për “Bota sot”, ka kërkuar që partia Lista serbe të shpallet e jashtëligjshme.

“Lista serbe duhet të shpallet e jashtëligjshme sepse i ka shkelur të gjitha normat  morale e ligjore”, ka thënë ajo për “Bota sot” .

Gjithashtu, deputetja e VV-së ka shtuar se kjo parti nuk ka respekt ndaj viktimave të luftës dhe e ka quajtur sjelljen e listës serbe klasike fashiste.

“Sjellja e Listës Serbe është klasike fashiste pa asnjë respekt ndaj viktimave të luftës, pa asnjë respekt ndaj shtetit të Kosovës dhe si e tillë nuk do të duhej të vepronte në Kosovë”, ka deklaruar Millaku për “Bota sot”.

Gjithashtu, deputetja Millaku është shprehur se telashet më të mëdha kanë sjell komunitetit serb.

“Toleranca e matej e nga kësaj organizate do të na sjellë telashe edhe më të madhe.  Ne si shtet dhe si popull, por telashen më të madhe ia kanë sjell komunitetit serb dhe bashkëjetesës”, ka potencuar deputetja Millaku për “Bota sot”.

Krasniqi: Partitë shqiptare faktorizuan Listën serbe

Image
Faik Krasniqi

Ndërsa, njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqi,është shprehur se partitë shqiptare i kanë bërë faktorë Listën serbe , pasi që nuk e kanë interesin shtetëror para atij partiak.

“Lista serbe kurrë nuk do të kishte ndikim në skenën politike të Kosovës, nëse partitë tona politike shtetin do ta kishin para interesit personal dhe atij partiak. Partitë shqiptare i kanë bërë faktorë ata, dhe kjo liste bëhet faktorë në politike me ndihmën e tyre”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për këtë arsye, Lista serbe janë në gjendje që të japin deklarata të tilla fashiste për krimet serbe ndaj civileve shqiptarë.

“Prandaj ata janë në gjendje të japin deklarata të tilla fashiste ndaj masakrave dhe krimeve serbe ndaj civileve shqiptarë”, ka theksuar Krasniqi për “Bota sot”.

Ai ka marrë si shembull se nëse një gjë e tillë kishte ndodhur në Qeverinë e Serbisë, atëherë ky shtet do ta arrestonte.

“Në rast se një shqiptar do të ishte ministër në Qeverinë e Serbisë dhe do të jepte deklarata të tilla, ky shtet edhe do t'i arrestonte. Deri sa partitë shqiptare shikojnë interesat personale, kjo liste do të ngelet faktori kyç ne skenën politike të Kosovës. Krijimi i Qeverisë me shumicë shqiptare, këtë liste do ta bënte pa asnjë peshë në politiken tonë!”, ka deklaruar Krasniqi për “Bota sot”.

Burjani: Nuk duhet të ketë më tolerime

Image
Blerim Burjani

Ndërsa, njohësi i çështjeve politikë dhe juridike, Blerim Burjani, ka  thënë për “Bota sot” se nuk duhet që të tolerohet  deklaratat fyese të Listës Serbe, pas që është e papranueshme dhe se nxit urrejtje ndër etnike.

“Po nuk duhet të tolerohet fare më që Lista serbe të fyej shtetin e Kosovës, apo institucionet dhe viktimat civile në Kosove , kjo është e papranueshme dhe nxit urrejtjen nacionale dhe nuk i shërben raporteve ndër etnike”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

“Ka shumë deklarime dhe terma nxitës të tipit nacionalist dhe shovinist , deri më tash fatkeqësisht është toleruar nga shteti i Kosovës. Nuk duhet më  të tolerohet fare një denigrim dhe një nxitje e dëmshmen dëretnike”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

Krasnqi: Shkarkimi i zyrtarëve veprim i drejtë

Image
Islam Krasniqi

Ndërkaq,  analisti politik, Islam Krasniqi, ka kërkuar që të merren masa sa më të ashpra për Listën serbe, si dhe veprimin e kryeministrit të vendin e ka quajtur të drejtë.

“Pa dyshim së sa ma të ashpra masat ndaj Listës Serbe, aq ma shpejt edukohen ata, sepse ndryshe më ta nuk mundem t`i vet. Veprimi i kryeministrit duke i shkarkuar Ministrat e tyre është një veprim i drejt, pasi që ata marrin paga dhe grande nga qeveria e Kosovës, apo taksa paguesit shqiptar dhe nuk e njohin shtetin dhe punojnë kundër shtetit tonë me udhëzime të qeveris së Beogradit”, ka thënë Krasniqi për “Bota sot”.

Ai ka sugjeruar që si masë ndëshkuese nga Institucionet që mos pranojnë  asnjë kandidat serb i cili nuk e njeh shtetësinë e Kosovës, në mënyrë që të kushtëzohen e të kërkojnë falje për deklaratat e tyre.

“Institucionet tona duhet që si masë ndëshkuese mos ta pranonin kandidimin e asnjë përfaqësuesi serb i cili nuk e njeh shtetësinë e Kosovës, dhe të gjithë ata përfaqësues nga komuniteti serb aplikojnë apo gëzojnë ndonjë post duhet të betohen para kushtetutës së republikës tonë,  duke i kushtëzuar edhe të kërkojnë falje për deklaratat e tyre banale, siç ishte rasti i Jabllanoviqit, e cila mund të jetë e rënd për çastin, por e mirë për të ardhmen, e jo të dhënë deklarata fashiste e të gëzojnë prioritete nga qeveria e Kosovës apo të trajtohen si superior, me benificione shtesë nga frika e ndërkombëtarëve!..”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat