Millaku: Haradinaj po mashtron, Çakorrin e kemi humb dhe fajtori kryesorë është pikërishtë ai

Politika

Millaku: Haradinaj po mashtron, Çakorrin e kemi humb dhe fajtori kryesorë është pikërishtë ai

Nga: K.M Më: 16 prill 2019 Në ora: 13:11
Deputetje Drita Millaku

Në një deklaratë të tijën, kryeministri I vendit ka deklaruar se nuk është humbur Çakorri dhe se po rrejnë ata që thonë se e kemi humbur.

“Nuk është e vërtet që Kosova e ka fal Çakorrin as Kullën. Ju e dini na nuk i kem deklaruar punët që i kem bo, edhe ushtria ju ka ardhur si befasi, sot kemi ushtri. Nuk u fal Çakorri”.

E deklaratave të kryeministri të vendit, me anë të një prononcimi për “Bota sot”, iu është përgjigjur deputetja e Lëvizjes Vetvendosje Drita Millaku e cila ka thënë se Haradinaj e ka pranuar humbjen e Çakorrit, në ditën kur e ka nënshkruar marrëveshjen e koalicionit.

“Haradinaj dhe qeveria e tij vazhdojnë me mashtrime dhe veprime në dëm të vendit, prandaj në këtë vazhdë janë edhe deklaratat e tija për Kullën dhe Çakorrin me qka mundohet t’i hedh hi syve popullit për të krijuar huti dhe për të mbjellë shpresa të kota kur ky, me momentin e koalicionit në zgjedhjet e fundit e ka pranu humbjen e këtyre territoreve. Fajtori kryesor për humbjen e Çakorrit dhe kullës është Ramush Haradina. Formimi i komisionit, i Shpetim Bulliqit ka qenë vetëm arsyetim për humbjen e territorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat