Eksperti i ekonomisë: Qytetari më nuk ka shpresë, nuk kryen punë as paga 250 euro

Politika

Eksperti i ekonomisë: Qytetari më nuk ka shpresë, nuk kryen punë as paga 250 euro

Nga: N.H Më: 16 prill 2019 Në ora: 22:08
Foto ilustrim

Partia Socialdemokrate (PSD) ka kërkuar që urgjentisht Qeveria e Kosovës të ndërmerr masa për rregullimin e pagës minimale në vend.

Në një konferencë për media, nënkryetari i kësaj partie, njëherësh deputeti, Visar Ymeri, tha se duhet të kalohet nga paga minimale në atë për të jetuar. Ai tha se pret që në seancën e së hënës apo gjatë kësaj jave të votohet rezoluta që i kërkohet ekzekutivit përgjegjësi për pagën minimale.

Lidhur me këtë, njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se tashmë çdo veprim është i vonë nga skena politike.

Ai ka thënë se edhe PSD-ja ka qëllime që të fitojë poena politik, me këtë propozim.

Image
Mustafë Kadriaj

“Në situatën në të cilën po kalon Kosova, mendoj që tani më është çdo veprim ëshë i vonë, e sidomos nga këta akter që e kanë sjell Kosovën në këtë gjendje që rinia mos të shohë perspektivë. Për korrektësi ka vite që kam kërkuar që paga minimale të rritet, sepse nga kjo pagë nuk mund të mbanë vetën i punësuari, e nuk bëhet fjalë për anëtarë të tjerë të familje. Partia që ka kërkuar nuk besoj që ka ndonjë qëllim apo vizion që të bëjë zgjidhje, por mundohet që të fitojë poenë politik, sepse PSD-ja në të gjitha sondazhet është dalë si parti që nuk e kalon pragun”, ka thënë Kadriaj.

Kadriaj thekson se tanimë as paga minimale 250 euro nuk kryen punë sepse qytetari më nuk ka shpresë.

Sipas tij, edhe kryeministri aktual po nënçmon qytetarin me deklarata skandaloze.

“ Tanimë as paga minimale 250 euro nuk kryen punë sepse qytetari më nuk ka shpresë në këtë kasë politike, pra kjo përbërje e parlamentit dhe kjo qeveri nuk jep më shpresë, sepse kryeministri aktual nënçmon qytetarin me deklarata skandaloze duke u shprehë qe nuk bënë zgjidhej edhe nëse i largon ata 20 familjarë nga puna apo kush ka zgjidhje për punësimin ta lëshoj vendin. Me këtë duhet t’i bëhet me dije kryeministrit aktual që këto veprime tuajat më nuk kanë shpresë për qytetarin duke i bërë që të ikin nga Kosova si dhe nuk zgjidhen për dy javë problemet ekonomike që janë shkaktuar pikërisht po nga këta njerëz të politikes që nga paslufta”, ka theksuar ai.

Njohësi i ekonomisë nënvizon se edhe skena politike duhet ta kuptojë se janë në krizë morale, pasi, sipas tij, qytetari më nuk ju beson edhe sikur të bëhet paga minimale 500 euro.

“Duhet ta kuptojë skena politike që janë në krizë morale, sepse qytetari më nuk ju beson edhe sikur të bëhet paga minimale 500 euro apo të kenë punësim të plotë qytetari po ju bënë me dije që skenës politike nëse jeni të kënaqur me ndërgjegje tuaj urdhëroni glabrone Kosovën, por ne po ikim. Qytetarit nuk i kanë penguar dhe nuk i pengojnë akronimet e subjekteve politike, por këta njerëz që janë imponuar që nga paslufta duke bërë që Kosovës çdo ditë t’i humb shpresa dhe ëndrra për një shtet funksional”, ka thënë Kadriaj për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat