Flet profesori i njohur: Ja çka dëshiron Serbia në Kosovë

Politika

Flet profesori i njohur: Ja çka dëshiron Serbia në Kosovë

Nga: A.M. Më: 18 prill 2019 Në ora: 20:28
Ilustrim

Profesori Binak Maxharraj është shprehur për “Bota sot” se shteti i Kosovës ka hyrë në një “qorrsokak” e për këtë ia hedh fajin presidentit të vendit Hashim Thaçit dhe ka kërkuar largimin e tij.

“Më  Serbinë me vetëdijen tonë kemi hy në një qorrsokak nga i cili nuk dilet lehtë, e për këtë merita me të mëdha i ka Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili nuk po dinë mirë të luaj me këtë kopil të Serbisë që na e la tek dera, nuk po dinë apo ndoshta nuk po donë për shkak se Serbia e ka ne dorë e ka zënë rob dhe nuk guxon të lëvizë, njerëzit e këtillë janë të dëmshëm për Kosovën, ata duhet te hiqen sa më parë që është e mundur”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, profesori ka potencuar se vendit i duhet një udhëheqësi e re që nuk e lejojnë Serbinë të luaj lojën e saj.

Image
Binak Maxharraj

“Është koha që Kosova të ketë një udhëheqjeje të re e cila do të jetë më e bashkuar për ti luftuar këta kopila, të mos i lënë të luajnë lojën e Serbisë në Kosovë, sepse thjeshtë u pa për këto 20 vite se Serbia nuk e donë stabilitetin e Kosovës, ajo e donë shkatërrimin dhe gllabërimin e pjesëve të saj, të cilën që nuk duhet leju”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat