Muhamet Kelemendi: Kosovës i duhet Vetting

Politika

Muhamet Kelemendi: Kosovës i duhet Vetting

Nga: D. B Më: 19 prill 2019 Në ora: 15:09
Muhamet Kelmendi

Drejtësia në Kosovë do të duhej të ishte një drejtësi tjetër, në krahasim me atë që e kemi tani për tani. Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve e juridike profesor Muhamet Kelmendi, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se aktualisht kemi drejtësi e cila varet kryesisht nga politika e lidhur me mekanizmat tejet të dëmshëm ekonomike.

“Këto de baza e kanë kapur prokurorinë, policinë dhe gjykatat, madje ato i komandojnë edhe në këtë anë, pasi nuk kemi drejtësi ligjore në kuadër të së drejtës. Kjo mundet dhe duhet të rregullohet në disa mënyra, duke filluar me kontrollin e rreptë të sistemit të drejtësisë dhe të rendit në vend, si dhe duke bërë spastrimin e këtyre mekanizmave nga njerëzit e paaftë, të kapur pas pushtetit, dhe që nuk kanë të kaluar të denjë, por të inkriminuar me krime etj. Kosovës i duhet një VETTING dhe përzgjedhjen e kuadrit të aftë të moralshëm dhe të përgatitur për punët juridike, të kuadrit që nuk inkriminohet dhe nuk vijë nën ndikimin e politikës dhe të subjekteve ekonomike”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat