Përshëndetet nisma Ligjore që ndalon mohimin e krimit fashis serb në Kosovë

Politika

Përshëndetet nisma Ligjore që ndalon mohimin e krimit fashis serb në Kosovë

Nga: A.M Më: 19 prill 2019 Në ora: 16:21
Ilustrim

Analisti politik Leon Duhanaj, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, e ka quajtur nismën ligjore që ndalon mohimin e krimeve të luftës të qëlluar dhe se është e patolerueshme që kushdo që ka oreks fashist të shkelë mbi dinjitetin e viktimave

“Nisma ligjore e cila synon të ndaloj mohimin e krimeve të luftës në Kosovë është shumë e qëlluar.

Për mendimin tim edhe pse është e vonuar duhet të bëhet sepse është e patolerueshme që kushdo që ka oreks fashist të shkelë mbi dinjitetin e viktimave”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Ai mendon se pjesë e këtij ligji duhet të futet edhe ndalimi me ligj i fyerjeve që u bëhen figurave dhe vlerave dhe simboleve kombëtare

Image
Leon Duhanaj

“Pos kësaj mendoj që është tejet me rëndësoj që në kuadër të këtij ligji të duhet të jetë e amandamentuar edhe ndalimi me ligj i fyerjeve që u bëhen figurave dhe vlerave dhe simboleve kombëtare. Çdo fyerje, çdo mohim i sakrificës dhe vlerave të këtij kombi martir, duhet mbrojtur dhe sanksionuar me ligj”, ka përfunduar Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat