Ministri rus paralajmëron dërgimin e njësive ushtarake në Kosovë: Eksperti i sigurisë tregon se ku janë kamufluar këto shërbime

Politika

Ministri rus paralajmëron dërgimin e njësive ushtarake në Kosovë: Eksperti i sigurisë tregon se ku janë kamufluar këto shërbime

Nga: N.Sh Më: 19 prill 2019 Në ora: 16:37
Ilustrim

Gjatë ditës u raportua në media se Rusia në vitin e kaluar kishte dërguar ekipet e saj të inteligjencës për të përgatitur terrenin si dhe të vlerësojnë sigurinë dhe rrezikun për anëtarët ekspeditave të mëvonshme ushtarake.

Ishte Ministri i Jashtë rus, Sergej Lavror, i cili kishte paralajmëruar një luftë intensive në Evropë, përmes shërbimeve te inteligjencës me qëllim që të parandaloj krijimin e celulave terroriste. E këto shërbime apo njësi ushtarake kishte paralajmëruar që t’i dërgoj edhe në Kosovë.

Sipas mediave, Rusia është duke e pritur një kohë të mirë për ndërhyrjen ushtarake në Kosovë dhe njësive kundër terrorizmit.

E për veprimtarinë e shërbimeve inteligjente të huaja në Kosovë, sipas profesorit të Shkencave të Sigurisë, Avni Islami, nuk është risi.

Islami thotë se, kundër interesave të Kosovës, operon jo vetëm BIA, por edhe shërbimet ruse dhe shërbime të tjera që nuk ia duan të mirën Kosovës.

“Fatmirësisht, përveç shërbimit inteligjent të Kosovës, shumë agjenci perëndimore e që janë në dhe për interesin e Kosovës, punojnë dhe veprojnë në mënyrë që të neutralizohen veprimtaritë e agjentëve dhe agjenturave kundër Kosovës”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.

Image
Avni Islami

Ai tregon se në cilat institucionet janë kamufluar këto shërbime të huaja në Kosovë.

“Ato janë të kamufluara nën petkun e OJQ-ve, gazetarëve, vizitorëve dhe stafit të tjerë diplomatikë janë prezent, por që nuk mendoj se paraqesin rrezik për vendin tonë. Deri më sot veprimtaria e tyre është demaskuar dhe është neutralizuar nga sektorët e sigurisë së vendit”, përfundon Avni Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat