Ja se si reagojnë nxënësit serb, kur ambasadori amerikan ua tregon hartën e Serbisë pa Kosovën

Politika

Ja se si reagojnë nxënësit serb, kur ambasadori amerikan ua tregon hartën e Serbisë pa Kosovën

Nga: K.M Më: 19 prill 2019 Në ora: 17:50
Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kyle Scott e ka vizituar një shkollë fillore në Serbi, ku nxënësve iu ka mbajtur një ligjeratë, në ndërkohë që ua ka shpalosur dhe ua ka treguar një hartë, në të cilën si pjesë e Serbisë, nuk ka qenë edhe Republika e Kosovës, ka thënë deputeti serb Miladin Shevarliq.

Deputeti Shevarliq këtë qështje e ka ngritur tek presidenti serb Vuçiq, kryeministreja serbe Bërnabiq si dhe tek ministri i jashtëm Ivica Daçiq, të cilëve ua ka tërhequr vëmendjen, duke thënë që sipas tij, ambasadori amerikan po abuzon me fëmijët për qëllime politike.

Ai ka parashtruar një pyetje me këtë rast, ku ka thënë se çfarë do të ndodhë me këtë ambasador, i cili fëmijëve tanë u ka treguar hartën pa Kosovën, ndërkohë që fëmijët me këtë rast kanë brohoritur “Kosova është Serbi”, gjithnjë sipas asaj që ka thënë deputeti serb.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat