“Samiti i Berlinit, mundësi për përafrim të palëve Kosovë-Serbi për marrëveshje” - Bota Sot
“Samiti i Berlinit, mundësi për përafrim të palëve Kosovë-Serbi për marrëveshje”

Politika

“Samiti i Berlinit, mundësi për përafrim të palëve Kosovë-Serbi për marrëveshje”

Nga: G.B Më: 20 prill 2019 Në ora: 15:12
Angela Merkel, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq

Me 29 prill në Berlin do të mbahet Samiti i Ballkanit, ku mediat gjermane e austriake kanë shkruar për atë se çfarë do të diskutohet në atë samit.

Se çfarë pritet nga ky samit, njohësi i çështjeve politike Blerim Burjani, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Samiti i Berlinit është një mundësi e mirë që të përafrohen palët rreth një marrëveshje të mundshme përfundimtare.

“Samiti i Berlini është një rast i mirë për të bërë përpjekje së paku të përafrohen palët rreth një marrëveshje të mundshme përfundimtare edhe pse gjasat janë shumë të vogla në këtë konstalacion të qëndrimeve të palëve, qëndrimet diametralikisht të kundërta madje edhe jo gatishmëri për zgjidhje përfundimtare, edhe nëse BE e thotë s’ka shkëmbim a korrigjim pyetja është se çka ka? Pra si e mendon BE zgjidhjen? Deri më tash nuk ka fare ndonjë solucion që mund të propozojë”, është shprehur ai.

Image
Blerim Burjani

Sipas Burjanit, do të ishte mirë të dilet me një propozim nga BE, që palët të mund të pranojnë diçka që i shtyn drejt zgjidhjet, derisa shton se nuk ka zgjidhje që do të pajtoheshin të dyja palët.

“Do të ishte e rrugës që BE të bën një propozim që palët mund të pranojnë diçka që i shtyn drejt zgjidhjes por jo stagnimit nëse stagnon plotësisht, atëherë konflikti mbetet i ngrirë, askush nuk fiton gjë prej konfliktit të ngrirë pa zgjidhje. I tërë problemi është se nuk ka zgjidhje që palët do të pajtoheshin kështu si është Kosova mbetet pa viza pa perspektivë euro integruese. Serbia stagnon në proces të BE për tu bërë anëtare, atëherë kush fiton këtu, humbin të dyja. Problemi më i madh në Ballkan është Kosovë-Serbi”, ka deklaruar Blerim Burjani për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...