Gjermania mund ta bllokojë edhe anëtarësimin e Serbisë në BE

Politika

Gjermania mund ta bllokojë edhe anëtarësimin e Serbisë në BE

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 20 prill 2019 Në ora: 20:55
Hashim Thaçi, Angela Merkel, Aleksandar Vuçiq

Më datën 29 të këtij muaji do të mbahet Samiti i Berlinit, i kryesuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron me liderët e Ballkant Perëndimor.

Raportet Kosovë- Serbi dhe dialogu i ngecur ndërmjet të dyja vendeve do t jetë në fokus të këtij takimi.

Deri më sot janë dhënë disa ide rreth konkluzioneve të cilat mund të nxirren nga ky samit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ka thënë se në këtë samit do të kërkojë liberalizimin e vizave për Kosovën dhe bindjen e Serbisë për njohje të Kosovës.

Por, sa mund të jenë të realizueshme kërkesat e Kosovës dhe si vlerësohet iniciativa për t`i bashkuar liderët nga Kosova e Serbia pas ngecjes së dialogut tash e disa muaj?

Krasniqi: Një shtet si Gjermania mund ta bllokoje edhe anëtarësimin e Serbisë në BE

Sipas analisti Faik Krasniqi, në këtë takim do të diskutohen tema të shumta, duke përfshirë këtu temat e pazgjidhura të shteteve të Ballkanit, si dhe për çështje ekonomike.

Image
Faik Krasniqi

Po, ai mendon se çështjet politike do të jenë të pashmangshme, pasi qëproblemet politike kanë lënë mbrapa këtë pjesë të Evropës.

“Në këtë takim do të bisedohen për shumë tema, për çështje të pazgjidhura mes shteteve të Ballkanit Perëndimor që pretendojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ky takim më shumë do të jetë takim për çështje ekonomike, por çështjet politike do të jenë të pashmangshme, sepse problemet politike këtë pjesë të Evropës e kanë lëne shumë mbrapa”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Krasniqi vlerëson se taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve të Serbisë dhe të Bosnjës e Hercegovinës do të jetë kryetemë, por nuk mendon se do të zgjidhet kjo çështje në këtë takim.

“Padyshim që edhe taksa e vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjës do të jetë krye temë. Por, kjo s'do të thotë që do të zgjidhet. Nëse Gjermania e merre seriozisht këtë çështje, atëherë do ta shtyjnë Qeverinë e Kosovës që ta pezulloje taksen ndaj këtyre dy shteteve, që do të thotë se garancia do të jetë e madhe për Kosovën se Serbia nuk do ta luftojë me shtetësinë e saj. Një shtet si Gjermania mund ta bllokojë edhe anëtarësimin e Serbisë në BE nëse ajo vazhdon me avazin e vjetër”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai për “Bota sot” është shprehur se nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë do të ketë përafrim të një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nëse ndodh kjo do të kemi përafrim të një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pa shkëmbim ose cenim sovraniteti tëKosovës. Kosova kurrë s'ka pasur aleatë më të mirë se Gjermania dhe SHBA, dhe mbështetja e tyre në dialog do tëthotë garanci për një Kosove me sovranitet të plotë!”, ka theksuar Krasniqi për “Bota sot”.

Njohja reciproke pa kushte, asociacioni i komunave serbe dhe caktimi i kufijve

Image
Blerim Burjani

Ndërkaq, njohësi i çështjeve politike dhe juridike, Blerim Burjani, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka potencuar se deri më tani nuk ka të dhëna për përmbajtjen e këtij samiti.

Ai mendon se në bisedime mund të përshihen tri temat qëndihmojnë në normalizim të raporteve, njohja reciproke pa kushte, asociacioni i komunave serbe dhe caktimi i kufijve.

“Deri më tash nuk ka të dhëna të cilat do të kishin mundësuar negociata thelbësore në pajtim me çështjet kryesore, konsideroj se nuk mund të këtë dialog më shumë tema. Vetëm tre tema mund tëndihmojnë në normalizim të raporteve, njohja reciproke pa kushte, asociacioni i komunave serbe dhe caktimi i kufijve”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Ai mendon se e para duhet që tënegociohet njohja e shtetit të Kosovës, ndërsa çështjet tjera janë plotësisht teknike.

“Unëmendojë se së pari duhet të negociohet njohja, nëse palët nuke njohinnjëri tjetrën, atëherë edhe temat tjera dështojnë.Pra, shumë mërendësiështë njohja gjëra tjera mund të jenë plotësisht teknike që nuk kanë më peshë kryesore. Kufijtë e vitit 1974 janë përfundimtar nuk ka nevoje për asgjë as korrigjim, pra teknikisht duhet të vendoset shënjimi i kufijve të dikurshme administrative”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

Përballë kritikave për taksën

Image
Islam Krasniqi

Kurse, njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi është shprehur për “Bota sot” se në këtë takim temë kryesore do të jetë dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Lidhur me takimi e liderëve të Ballkanit Perëndimor, i cili është paralajmëruar të mbahet më 29 prill, në Berlin si temë kryesore do të jetë dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, respektimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel, të cilat kanë mbetur vetëm në letër gjithashtu edhe përafrim i marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke u munduar që të gjeni një zgjidhje e cila do të jetë e favorshme për të dyja vendet”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Krasniqi ka thënë se në këtë takim do të bisedohet edhe për lehtësimin e procedurave për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

“Temë e takimit mund të jenë edhe procedurat e lehtësimit lidhur me integrimin e Ballkanit Perëndimor, në BE, gjithashtu edhe perspektiva evropiane”, ka theksuar Krasniqi për “Bota sot”.

Për më tepër, ai mendon se në këtë takim do të kritikohet qeveria Haradinaj për vendosjen e taksës ndaj produkteve serbe, si dhe nuk do të ketë përafrim të marrëveshjes Kosovë-Serbi.

“Në këtë takim nuk do të mungojnë as kritikat për taksen, duke kërkuar largimin e saj që të hapet rruga e dialogut, edhe pse qeveria Haradinaj nuk do të largoj, sepse e ka barrikada taksen, dhe ka gjetur fuqizimin për ta rritur elektoratin brenda partisë së tij. Nuk do të ketë ndonjë përafrim dhe do të ju rikujtohet edhe një së nuk do të ketë lëvizje të kufijve, as shkëmbim territoresh”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat