Rregullorja e PPE, shkatërroi të djathtën ballkanike

Politika

Rregullorja e PPE, shkatërroi të djathtën ballkanike

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 22 prill 2019 Në ora: 08:06
Lidhja Demokratike e Kosovës

Rregullorja e Këshillit të Partive Popullore të Evropës, mund të jetë shumë e mirë për Partitë Popullore të Evropës, sepse kryetari i partisë nuk e keqpërdorë shumësinë e kompetencave, që ia japë kjo Rregullore. Madje, nuk ndodhë kurrë, që edhe pas humbjeve serike, të ngulmojë për të vazhduar mandatin!

Krejt e kundërta ka ndodhur me zbatimin paushall të kësaj Rregulloreje për partitë e djathta, prkatësisht, të pranuara në Këshillin e PP të Evropës. Shëmbullojmë me Shqipërinë dhe Kosovën, gjegjësisht, me PDSH-në dhe LDK-në. Kryetarët e zgjedhur me këtë rregullore, pasi u zgjodhën të parë të partisë, u kalaveshën me shumësinë e kompetencave partiake. Nismuan me seleksionimin e kuadrit ekzistues partiak, për të ardhur tek përzgjedhja, jo e bashkëpunëtorëve të mirëfilltë, por, të shërbëtorëve, servilëve.

Shkelja e kritereve të meritokracisë, hatëron, deri në zemërim e pakënaqësi, të gjithë ata kuadro e veprimtarë të devotshëm, që janë përballur, qoftë me pushtuesin serbo-sllavë, për një dekadë radhazi, qoftë me bandat vrastare të PDK-së dhe AAK-së, para, gjatë dhe pas luftës.

Thonë se katundari për t`u bërë qytetar, i nevojitet kohë, për të kaluar 7 (shtatë) breza në qytet. Diç të ngjashme vlen edhe për ta bërë ballkanasin evropian.

LDK-ja zgjodhi, më sakt, dikush e katapultoi Isa Mustafën kryetar, edhe pse nuk kishte qenë kurrë anëtarë i saj, duke anashkaluar qindra kuadro, me përgaditje supreme dhe të sprovuar të LDK-së! Kreu i sapo zgjedhur shpërfaqi programin e tij, me moton: "Do ta bëjmë një LDK-e të re!" Dhe, e mbajti fjalën, duke shkelur të gjitha parimet , ndër to edhe tri parimet bazë, të parapara në Rregulloren zgjedhore partiake, të Këshillit të PPE-së:

1) Debatin e lirë brenda-partiak;

2) Konkurrencën e mirëfilltë zgjedhore dhe

3) Votimin e fshehtë demokratik.

Ndërkohë, me cinizëm banal, kryetari dhe klani rreth tij, në Kryesinë Qendrore, kanë përzgjedhur kode e norma nga Rregullorja e Këshillit të PPE-së, që favorizojnë pushtetin partiak të kryetarit, duke heshtur, tejkaluar nenet, normat demokratike. E drejta e përqindjes enorme të përzgjedhjes të kuadrit partiak, nga kryetari me mendësi ballkanike, i cili, edhe pas fiaskos së pësuar në 4 (katër) palë zgjedhje dhe ende pretendon të mbajë karrigen e të parit në parti, është dëshmi e uzurpimit e dhunimit të LDK-së.

Për rrjedhojë, ndryshimi i menjëhershëm i këtij statuti ultra-monist dhe kthimi tek statuti klasik, rregullorja zgjedhore rugoviane, është domosdo, për të bërë korrigjimet shumë të nevojshme. Kompetencat mbretërore të kryetarit të LDK-së, në emërimet përzgjedhëse të kuadrit partiak dhe atij shtetëror, kur LDK-ja bëhet bisht i PDK-së, e kanë barazuar atë me partitë e ideologjisë të ekstremit të majtë, siç janë PDK-ja dhe AAK-ja.

Kufizimi i mandatit të kryetarit të LDK-së, madje, në gjitha nivelet, është i domosdoshëm. Për mandatin e dytë mund të lejohet, vetëm nëse ka shkëlqyer në mandatin e parë.

Institucioni i Përgjegjësisë, i cili i ka munguar gjithmonë LDK-së, vazhdon ta dëmtojë atë, në vijimësi. Institucioni në fjalë, do ta stoponte e shkarkonte cilindo kryetar, që do të tentonte krijimin dhe mbështetjen klanore, brenda Kryesisë apo më gjerë. Është, pikërisht, mungesa e Institucionit të Përgjegjësisë, që mundëson butakët e LDK-së, të krijojnë diktaturën partiake, duke shkelur rregulla e parime demokratike, për të uzurpuar e privatizuar partinë, sikur të ishte çiflig i babait!

Diktatura moderne partiake

Thonë se kanë filluar zgjedhjet në disa degë të LDK-së, në surdinë e klishe, pa asnjë përgatitje paraprake. Nëse kuvendet në Nëndegë e Degë bëhen pa debat të mirëfilltë, pa konkurrencë serioze, me më shumë se një kandidat dhe pa votim të domosdoshëm të fshehtë, prorocesi demokratik është ´përjashtuar, dështimi i suksesit zgjedhor është i pritshëm. Është e pabesueshme, është gënjeshtër e kulluar, të thuhet se nuk pati konkurrencë, sepse askush tjetër, në Nëndegë apo Degë, nuk ishte i interesuar për të konkurruar për kryetar. Një mungesë e tillë, flet për mungesën e demokracisë elementare në parti, ende më troç, për diktaturë partiake

Të pakënaqur me udhëheqjen aktuale partiake janë jo vetëm anëtarësia, por, edhe kuadri në bazë dhe qendër. Nënkryetari i një dege të LDK-së thotë se "askush nga kuadrot lokalë, nuk ka guximin të zhvillojë takime me bazën partiake, sepse akuzohet se këtë e bënë për përfitime votimi personale, në të ardhmen e afërt!"

Një anëtar i Kryesisë të LDK-së, i pyetur, nëse "ju bëni fushatë partiake vetëm ditën që paraqisni kandidaturat për deputetë dhe kryekomunarët, apo duhet takuar dhe biseduar me anëtarësinë edhe përveç këtyre rasteve?" Ai përgjigjet krejt serbez, madje, para një grupi të vogël, anëtarë të LDK-së: "Na ka bllokuar Kryesia Qendrore, konkretisht, nënkryetarët e LDK-së: Agim Veliu, Lutfi Haziri, Haki Rugova dhe sekretari Ismet Beqiri", pa e përmendur Isën me emër.

Dhe, kur një anëtar i Kryesisë, denoncon një të vërtetë absolute për kolegët e tij, madje, i akuzon ata, me emër e mbiemër, për privatizim të parisë, kjo është shqetësuese. Është dëshmi faktike se LDK-ja është në një krizë të thellë. Ajo është nënshtruar, përtokur nën trysninë e një klani të stazhionuar, përtej një dekade. Kjo është një diktature moderne, tejet e rrezikshme për demokracinë, e cila ende është foshnjë dhe nuk po arrin ta heq pampersin.

Të sjellurit e rinj, nga Isa Mustafa në Kryesinë Qendrore, vazhdojnë elozhet për kryetarin. Madje, njëri syresh, tashmë, pretendent për kryetar partie në një komunë, është shprehur hapur se "nuk është domosdo referimi në misionin e Rugovës!" Krijohet përshtypja se këta më shumë e ndjejnë veten kuadro të kryetarit, se sa të partisë. Dhe, ky është hendikep i madh, sepse klani furnizohet e përforcohet me kuadro të reja, që presupozon vazhdimësinë afatgjate të klanit në Kryesinë e LDK-së, e cila, pa hamendje, ka asfiksuar, i ka zënë frymëmarrjen e lirë partisë, dikur me nam, të Presidentit Rugova.

Nuk besoj që nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, të jetë aq i painformuar, sa të thotë se "Vjosa Osmani u mund nga Isa Mustafa, në konkurrencën për të siguruar 50%-in, për kandidim për kryetar!" Ky kusht, sa i qëllimshëm, aq edhe djallëzor, me të cilin nuk duhet të hyhet më në zgjedhje, pra, duhet hequr, gjithsesi. Realisht, në këtë rast, nuk ka pasur asnjë konkurrencë, sepse klani brenda Kryesisë së LDK-së, e përdori, cinikisht e mujësisht, metodën aklamative komuniste, nga frika faktike e votës së fshehtë. Për çudë, diç të ngjajshëm thotë edhe njëri nga ata që mendohej se ishte fans i Vjosës!!

Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Kosovës, me një zonë zgjedhore në tërë Kosovën, favorizon riciklimin e deputetëve kriminelë. Armata e madhe e SHIK-ut, aktive në vrasjet e kundërshtarëve politikë, sot vepron në mbajtjen e pushtetit politik e faktik, realizon mbushjen e Parlamentit me kriminelë të krimit të organizuar dhe të korrupsionit, hajnisë zyrtare. Pra, favorizon PAN-hajninë.

Është krimi ekonomik i PAN-hajnisë, njësoj si në Shqipëri, që ka degjeneruar sistemin demokratik zgjedhor. Blerjet industriale të votave, siç u lexuan qartazi në zgjedhjet lokale në Istog, ku AAK-ja bleu mijëra vota, me paratë e pista e kriminale, janë një dëshmi që flet shumë. Profilaksia, së pari, hartimi i ligjit të ri zgjedhor, pastaj zgjedhjet. Përndryshe, opozita aktuale mbetet e përtokur, e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat