“Një e keqe e madhe po i kanoset Kosovës nga Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli”

Politika

“Një e keqe e madhe po i kanoset Kosovës nga Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli”

Nga: N.H Më: 24 prill 2019 Në ora: 11:57
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Lëvizjes Vetëvendosje (VV) ka një kohë që kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe për arritjen e këtij qëllimi, kjo e fundit synon të organizojë edhe takime me qytetarët e të gjitha qyteteve në Kosovë për t'i mobilizuar për protesta për ndërrimin e Qeverisë së Ramush Haradinajt dhe shefit të shtetit Hashim Thaçi.

Ndërsa, nga ana tjetër, në këtë linjë nuk po qendron partia tjetër opozitarë. Lidhja Demokratike e Kosovës, edhe me tej nuk po i sheh të arsyeshme protestat gjithëpopullore.

Njohësi i çështjeve politike, Jeton Kelmendi, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka folur rreth paralajmërimit të protestave nga opozita, si dhe për rreziqet të cilat po i kanosen Kosovës.

Kelmendi ka thënë se shteti i Kosovës kurrë nuk ka qenë më keq dhe më në rrezik se sa në këtë kohë.

Image
Jeton Kelmendi

“Protestat e paralajmëruara nga Lëvizja Vetëvendosje ndonëse është vonë, është një akt patriotik të protestohet. Populli nëse dëshiron të çlirohet nga kjo soldatesk e kapur nga paslufta - protesta është forma e vetme, pasi mendoj se Kosova kurrë nuk ka qenë më keq dhe më në rrezik se sa tani. Nga ana tjetër, partia më e madhe që njëherit është partia opozitare, LDK-ja, nuk e ka guximin të përballur, sepse në qoftë se thirren se janë parti institucionaliste duhet t’i mbrojnë institucionet kanë ditur, por jo kjo LDK, mirëpo ajo e presidentit Rugova ka ditur të organizohet me shumë rreziqe ta kundërshtojë Serbinë”, ka thënë Kelmendi për gazetën “Bota sot”.

Tutje, njohësi i çështjeve politike, ka nënvizuar se vetëm LDK-ja së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje mund ta parandalojnë një e keqe të madhe, që sipas tij, po i kanoset Kosovës, më në krye Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Kadri Veselin.

“LDK po pret e gatshme që ta rrezojë dikush këtë bandë në pushtet dhe ajo të vije e gatshme, mendoj se ky është akt i pafalshëm historik, sepse këta krerë të LDK-së janë të kapura nga segmente të caktuara, natyrisht të qeverisë dhe segmente tjera antishqiptare. Prandaj, nuk e kanë guximin të dalin dhe të kenë kurajën bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje të organizojnë protesta masive gjithëpopullore deri në zhbërjen e kësaj qeverie dhe krijimin e institucioneve tjera. Kësisoj mund të parandalohet një e keqe e madhe që po i kanoset Kosovës, më në krye Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Kadri Veselin”, ka përfunduar profesori i shkencave politike, Jeton Kelmendi, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat