Makolli: Interesi i shteti duhet të jetë mbi të gjitha

Politika

Makolli: Interesi i shteti duhet të jetë mbi të gjitha

Nga: D. B. Më: 24 prill 2019 Në ora: 17:33
Vesel Makolli

Askund në vendet demokratike një parti nuk e ka shumicën absolute për të qeverisur vet, e kjo është ana pozitive e demokracisë pasi që çdo here duhet të këtë koalicione për ta qeverisur vendin.

Kështu ka vlerësuar Sekretari i Përgjithshëm në AKR, Vesel Makolli i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se demokracia e thotë që shumica (edhe nëse është shumica e thjeshtë) me vetëm një votë më shumë, duhet të respektohet nga opozita dhe çdo vendim i marrë me shumicë të thjesht duhet të aplikohet.

“Kjo është normale për vendet demokratike por te ne që jemi një demokraci ende e brishtë, opozita zakonisht çdo veprim e bënë vetëm për interesa partiake për të krijuar kushte që para kohe të vinë në pushtet. Janë shumë normale kundërshtimet dhe kritikat e opozitës, se ajo është një lloj mbikëqyrëse e punës të pozitës dhe katalizator nxitës për një punë sa më azhure, efektive të qeverisë së saj. Momentalisht qeverisja e vendit është në suaza normale, Kuvendi është duke funksionuar dhe duke aprovuar ligjet dhe normat e tjera të nevojshme juridike. Po ashtu me disa raste kur vendimet është dashur të merren me 2/3 të votave, e që kanë qenë në interes të shtetit, opozita ju ka bashkëngjitur pozitës, çka është shumë normale pasi që interesi i shteti është mbi të gjitha. Pozita e respekton opozitën dhe çdo herë i ka parasysh dhe i merr në konsideratë çdo propozim apo vërejtje që ka bazë të mirëfilltë”, ka thënë Makolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat