Letër e hapur kryeministrit Haradinaj: Të kanë mashtruar apo u mashtrove-harrove Çakorrin

Politika

Letër e hapur kryeministrit Haradinaj: Të kanë mashtruar apo u mashtrove-harrove Çakorrin

Binak Maxharraj Nga Binak Maxharraj Më 24 prill 2019 Në ora: 20:47
Ramush Haradinaj

Kryeministër, veç po dëshiroj me ta përkujtuar, së në vitin 1945 u patë formu Komisioni shtetëror jugosllav për delimitimin e kufijve në përbërje: Millovan Gjillas, Milladin Popoviq dhe Svetozar Vukmanoviq –Tempo. Ky Komision e beri delimitimi historik dhe ekzistues midis Malit të Zi dhe Serbisë(Kosovës) në këtë vijë kufitare: Qafa e Çakorrit-Mokna-Hajle-Kullë, i cili si i tillë qe nga viti 1945 nuk ka ndryshuar asnjëherë, është konfirmuar më Kushtetutë të YU II si dhe i pranuar me te gjitha ligjet dhe aktet relevante politike, juridike dhe ndërkombëtare. Ky kufij midis Malit të Zi dhe Kosovës, është pranuar edhe nga Komisioni i Badintierit(1992),nga Rezoluta 1244 e KS OKB, por i konfirmuar edhe nga Kushtetuta e Kosovës(2008),figuroi edhe ne aktet ushtarake, në librat shkollore deri ne Universitet. Kjo është e qartë.

Kryeministër mos ia futë kotë.

Kryeministër është e tmerrshme të mos pajtohesh me atë për të cilën edhe vetë je pajtuar, apo të kanë mashtruar. As së si të pajtohesh së Çaokrri përgjithmonë është i humbur për Kosovën ia falem Malit të Zi.Mark Milani i Malit të Zi edhe me luftë nuk mund e mori kurrë Çakorrin, sepse përpara i kishte Kreshnikët rugovës qe ishin në gjendje ta dhënë edhe jetën. Gjithmonë kanë thanë së ate çka nuk mund e bën shkau e bënë Shqiptari. Dhe shqiptari e bëni ia fali Përkrenaren e Kosovës Malit të Zi me plotë dëshirë bile duke e votuar edhe në Parlamentin e Kosovës me 21 Mars 2018 ku edhe vetë ishe aty. Kjo është e tmerrshme, kjo është trupësi, kjo është tradhti ndaj vendit dhe kombit.

Këto ditë u ngjite në Rugovë për të marrë pjesë në Akademinë përkujtimore për ndër te 22 dëshmorëve të kombit të Brigadës 136.Nga aty thatë haptas se nuk ka përfunduar ende asgjë me kufirin, nuk është vendosur asnjë gur për gjatë kufirit, bile i quan edhe rrenacak dhe mjeranë të gjithë ata që thonë se është falë tokë ne Çakorr. Është falë Kryeministër, bile 82 00 hektar tokë. Çakorri nuk është më i yti as i imi, e ke humbë përgjithmonë, nuk të bëjnë punë as një mijë gjyqe. Pasi që në Rugovë në Akademinë përkujtimore pse nuk u vërtetove vetë, pse nuk u ngjite edhe pakë më lartë deri në Haxhe, për tu bind se a ka gur kufiri. Por, aty ishe ndal, tu kishte kërkuar pasaporta për me hy në Mal të Zi.

Por këtë këto ditë ta bëri me dije edhe Presidenti i Malit të Zi Gjukanoviq, kur tha së puna e demarkacionit është e përfunduar një herë e përgjithmonë.

Kufiri luajti nga vendi me ardhjen e Pavarësisë me 2008?!
Kryeministër nuk e di se a e din apo jo, por dua me ta përkujtuar një çështje që ndoshta nuk e kë ditur. Ti po thua se nuk ka gur në kufirin me Malin e Zi, por unë po ta përkujtoj se ata gur janë vu qysh në vitin 2008, pra në te njëjtin vite edhe kur është shpallë Pavarësia e Kosovës. A është kjo koincidencë apo rastësi unë nuk e di.

Ja faktet.

Adem Muriqi ishte polic kontrolli i kufirit në Kullë, apo Zhlep që nga viti 1974. Ai tregon se deri në vitin 2008 këtë ask rrugor e mirëmbante dhe e kontrollonte Kosova. Por, që nga viti 2008 Kosova më nuk kishte qasje në këtë ask rrugor, e kishte marr Mali i Zi, bile edhe duke e zbrit vijën kufitare për 6 kilometra në brendësi të Kosovës. Bile, atë vit pati edhe protesta të banorëve të zonës të cilët nuk kishin qasje në pronat dhe kullotat e tyre, sepse Mali i Zi i kishte vu kufirin e ri për 6 kilometra në brendi te Kosovës. Më kujtohen pamjet në tv se si në atë kohë banoret e zonës tentonin të kenë qasje në atë pjesë të ”okupuar”, por nuk lejoheshin. Çudi askush nuk reagonte nga krerët shtetëror të Kosovës. Pra ,kjo tregon se diçka në fshehtësi më të madhe kishte ndodhë, se si dhe kush e beri këtë tradhti do ta tregoi koha, historia.

Kryeministër burrat e Dukagjinit nuk dorëzohen lehtë, por ti e bërë këtë. Unë nuk e di se a të mashtruan, apo u mashtrove vetë?!

Ishte q qarte se diçka nuk po shkon me demarkacionin me Malin e Zi. Komisioni shtetëror Meha, nuk kishte për detyre të bëjë demilitimte ri të vijës kufitare, por vetëm demarkimin që do të thotë se ai e bëri demilitimin e vijës kufitare, pra vijës së re kufitare ku Kosova ashiqare po humbte tokë.

Ti z. Kryeministër u rebelove i more rrugët e protestave. Populli të admironte për qëndresën tënde. Protestat ishin të fuqishme si në Zonën e Rugovës, por edhe në Pejë. Për demarkacionin u protestua edhe në Parlamentin e Kosovës, bile edhe me gaz lotsjellës. U mblidhen edhe mbi 200 mijë nënshkrime nga qytetarët të cilat gati se nuk e theve derën e Kuvendit për ti fut brenda. Por, kolegu yt Kadri Veseli nuk ti mori parasysh, i futi diku në errësirë. Por ta vunë syrin, rrethin si me të zbutë, si me të shalu, si te dorëzohesh, ta afruan karotën e madhe pozitën e Kryeministrit. Nuk hezitove fare e pranove. Këtu filluan edhe lojërat tua për demarkacionin. Nuk ishe më ai Ramush Haradinaj i protestave, te shaluan, kërpeshi tashti po të rrinte më mirë. Ishte çështje ja demarkacioni, ja vizat.

Presidenti i filloj lojën e tij të fëlliqët. Iku natë në errësirë se bashku me Enver Hoxhaj dhe shkuan në Podgoricë e sollën një leckë-letër ku thuhej se të dy palët do të pajtohen që pas aprovimit nga të dy Parlamentet vija kufitare mund edhe të korrigjohet. Ajo letër dokument kur nuk u bërë transparente, por dihej se nuk ka kurrfarë peshe dhe vlere ndërkombëtare. Kjo do të thotë se fitoi versioni Meha, ku Kosova humbi mbi 8200 hektar tokë, në dosjen e dokumentacionit ishte futë edhe të shiturat e Komisionit Bulliqi sa për sy e faqe sa për ta mashtruar Ramush Harajdinaj.

Kryeministër edhe pas dy viteve të deklarosh se hala nuk është qitë gur kufiri me Malin e Zi, është një prrall që as fëmijët nuk të besojnë: Çakorri është i humbur përgjithmonë dhe se nuk ka forcë që mund ta kthen pas. Më këtë duhesh të pajtohesh. Nuk ka vend këtu për retorika, nuk ka vend për vajtime, sepse Çakorri është i humbur, ose u shitë, ose u falë do të tregoj e ardhmja.

Por ,kryesorja është Kryeministër mos vajton më për Çakorrin, atë mund vetëm ta shohësh në ëndërr sepse t’i angazhosh edhe të gjitha gjyqet e botës nuk të bëjnë punë. Pra,Çakorro ka marr fund, por është mirë që ti hapësh sytë që mos të mashtrojnë edhe njëherë duke dhanë territor Serbisë. Ky do te ishte edhe fundi fatal për ty

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat