Sa jemi të rrezikuar nga të kthyerit nga Siria?

Politika

Sa jemi të rrezikuar nga të kthyerit nga Siria?

Nga: D.B Më: 25 prill 2019 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Të parashikosh sulmet terroriste në Kosovë, është sikur të parashikosh tërmetin por nëse konstatohet se territori është i shtrirë në një zonë sizmike, gjasat ose probabiliteti për të shmangur katastrofat shtohen shumë.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve të sigurisë Fadil Kajtazi i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se kjo në rastin konkret lidhet me funksionimin e shtetit në përgjithësi dhe organeve të sigurisë në veçanti.

Sipas tij, fakti se Kosova është pjesë e zonës ku grupet radikale, ekstremiste dhe terroriste kanë ndikim nuk duhet mohuar.

Image
Fadil Kajtazi

“Tani është momenti kur sistemi i sigurisë duhet lënë në dorë profesionistëve për të bërë punë e tyre, sipas mënyrës se si janë trajnuar nga specialist elitare. Nëse më të kthyerit nga Siria menaxhojnë profesionistet sipas rregullave dhe ligjit, gjasa për të ndodhur ndonjë akt terrorist zvogëlohet në minimum por, nëse edhe në këtë punë i fut duart politika, nëse përmes kësaj pune synohet të fitohen para dhe vota, atëherë gjërat do të katandisen dhe do t’i krijohet hapësirë këtyre grupeve për të vepruar”, ka thënë Kajtazi.

Nga ana tjetër behët e ditur se Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për 19 gra të kthyera nga vatrat e luftës në Siri, për shkak të veprës penale Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës, nga neni 3 par.3 të ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, ligji Nr.05/1-002 dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 par. 2 i KPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat