Deputetja e Lëvizja Vetëvendosje për protestën: Ne jemi gati

Politika

Deputetja e Lëvizja Vetëvendosje për protestën: Ne jemi gati

Nga: A.M. Më: 26 prill 2019 Në ora: 09:22
Drita Millaku

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka njoftuar se çdo gjë është gati për protestën para ndërtesës ku ndodhet Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë.

Po ashtu ajo, ka thënë se shpresojnë që të ketë pjesëmarrje të madhe nga qytetarët, përkundër që është ditë pune.

“Po ne jemi bërë gati dhe shpresojmë që pjesëmarrja do të jetë e madhe, edhe pse është ditë pune shumica e qytetarëve janë interesuar për pjesëmarrje”, ka deklaruar deputetja e VV-së për “Bota sot”.

Gjithashtu, deputetja Millaku ka shtuar se do të protestojnë kundër kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, pasi që mban 7 pozita.

“Do të protestojmë në Prishtinë, 5 minuta para orës 12, protestojmë kundër sistemit të drejtësisë i cili është i kapur, nga një kryeprokuror i cili mban 7 pozita, ku e ka toleruar korrupsion dhe krimin institucional!” Shihemi në orën 09:30 te Stacioni i Autobusëve në Prizren. Transporti për të interesuarit është falas. Të gjithë në protestë! #LepurIK #DuamRepublikë, ka potencuar Millaku për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat