“Hajn, mercenarë profiterë, kriminel”, qëllimi i udhëheqësve të luftës, pushteti dhe paraja

Politika

“Hajn, mercenarë profiterë, kriminel”, qëllimi i udhëheqësve të luftës, pushteti dhe paraja

Nga:  D.B. Më: 26 prill 2019 Në ora: 19:21
Hashim Thaçi

Replikat e ashpra të cilat kanë ndodhur sot në mbledhjen e Komisionit Hetimor për depërtimin e gjashtë shtetasve turq me Presidentin Thaçi dëshmitar, dhe deputet tjerë të subjekteve të ndryshme politike pa dyshim se sjellin neveri, tek qytetarët e Kosovës.

Kështu ka vlerësuar politologu Faik Krasniqi i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se populli tashmë është lodhur nga debatet e kota të pas luftës, debate këto që sjellin vetëm neveri.

Image
Faik Krasniqi

“Na kanë lodhur me debatet e kota të kohës së luftës, duke na treguar se çfarë "trimash" kanë qenë në luftë. Akuza dhe kundër akuza hajn, mercenarë profiterë, kriminel. Dhe me këto debate udhëheqësit e luftës po na dëshmojnë se çlirimi i Kosovës nuk paska qenë qëllimi i tyre, por pushteti dhe paraja. Presidentin Thaçin e njohim te gjithë se kush është, çfarë ka bërë dhe çfarë dëme i ka sjell Kosovës dhe qytetarëve të saj. Por ata që përplasen me të për kohën e luftës, mos të mendojnë që i bëhet vonë shumicës së qytetarëve të cilët kanë vendosur të largohen nga Kosova”, ka thënë politologu Faik Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat