Haziri zbulon skenarin e Thaçit, Kuvendi i Kosovës duhet marrë nismën për shkarkimin e tij

Politika

Haziri zbulon skenarin e Thaçit, Kuvendi i Kosovës duhet marrë nismën për shkarkimin e tij

Nga: N.H Më: 26 prill 2019 Në ora: 23:04
Hashim Thaçi

Me akuza e kundër-akuza është zhvilluar mbledhja e Komisionit Hetimor për deportimin e gjashtë shtetasve turq me Presidentin Thaçi dëshmitar.

Në këtë mbledhje, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe deputeti i LDK-së Anton Quni janë përplasur mes vete për kohën e luftës.

Thaçi e ka quajtur frikacak dhe mercenar Anton Qunin duke ia rikujtuar se ka qenë në UÇK ushtar me pagë.

Kjo përplasje ka filluar kur deputeti Quni i ka thënë Thaçit se është frikësuar në luftë.

Lidhur më këtë, është deklaruar edhe njohësi i zhvillimeve politike në vend.

Analisti politik, Nexhat Haziri, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se ajo që ishte zhvilluar në mbledhjen Komisionit Hetimor ishte një shfaqje turpi të presidentit Thaçi gjatë raportimit të tij.

“Ajo që sot pamë rastin të shohim një shfaqje turpi të presidentit Thaçi gjatë raportimit të tij në komisionin hetimore parlamentar për deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova me kërkesë të autoriteteve turke, në një mënyrë apo tjetrën e deligjitimoj si personalitet të pakredibilitet politik e moral për të vazhduar për të qenë president i vendit”, ka thënë Haziri, për gazetën “Bota sot”.

Sipas Haziri, e tëra kjo ishte shfaqje trupi me skenar të përgatitur nga vet Thaçi.

Image
Nexhat Haziri

“E tërë kjo shfaqje trupi me skenar të përgatitur nga vet presidenti është bërë me qëllim nga vet ai që përmes provokimeve, fyerjeve, diskutime jashtë teme, vetëm e vetëm për t’i nxjerrë anëtarët e komisionit nga tema apo çështja për të cilën ishte thirrur ky takim i këtij komisioni, për vet faktin se presidenti është vetëdijshëm se ai është i vetmi përgjegjës apo kryesori për ngjarjen me deportimin e shtetasve turq”, ka thënë ai.

Krejt në fund, Haziri ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës duhet marrë nismën për shkarkimin e tij nga detyra e presidentit të vendit, konformë gjetjeve që i ka bërë komisioni parlamentar.

“Unë e kam thënë edhe në një deklarim timin për këtë çështje se Kuvendi i Kosovës duhet marrë nismën për shkarkimin e tij nga detyra e presidentit të vendit, konformë gjetjeve që i ka bërë komisioni parlamentar lidhur me përgjegjësinë e presidentit Thaçi në deportimin e shtetasve turq, e ku shihen qartë se presidenti Thaci ka bërë shkelje kushtetuese”, ka përfunduar për gazetën “Bota sot, analisti politik, Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat