SHBA i kthen shpinën ish komandantëve, bën thirrje për t’i larguar nga pushteti

Politika

SHBA i kthen shpinën ish komandantëve, bën thirrje për t’i larguar nga pushteti

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 27 prill 2019 Në ora: 12:07
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Si asnjëherë më parë foli SHBA me zë të fuqishëm kritikë përballë  qeverisë. Njeriu që përfaqëson Amerikën në Kosovë, respektivisht Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S.Kosnett duke ditur se Kosova çalon më së shumti në sundimin e drejtësisë me zë diplomatik theksoi se qytetarët duhet të ngritin zërin dhe të protestojnë në mënyrë paqësore.

 “Ka shumë mjete që qytetarët e Kosovës kanë në dispozicion për t’i sfiduar vendimet e Qeverisë, që ata i konsiderojnë të padrejta. Folni, organizohuni, demonstroni. Demokracia nuk nënkupton që është një sport që e luan vetëm në ditën e zgjedhjeve. Është sport ku qytetarët duhet ta luajnë për çdo ditë. Flas si mik i Kosovës, si përfaqësues i vendit, i cili ka çështjet e veta ligjore dhe politike. Mendoj se në demokraci një oligarki mund të marr kontrollin vetëm nëse njerëzit e lejojnë atë. Dy prej rreziqeve më të mëdha janë: nëse dikush heqë dorë dhe pajtoheni. Dhe kur njerëzit heqin dorë kjo është e tmerrshme. Njerëzit në Kosovë kanë luftuar për të ndërtuar një demokraci, një vend ku besohet në sundimin e ligjit dhe për të drejtat e të të gjithëve”, theksoi Kosnett.

Kjo deklaratë nuk është dosido dhe si e tillë duhet kuptuar, duke demonstruar pjekuri qytetare përballë pushteti të korruptuar. Goditje të fuqishme ambasadori amerikan i dha qeverisë, e cila ka sjellë Kosovën në listën e zezë të mungesës së drejtësisë, të cilën z.Kosnett me të drejtë e përmendi. Ky shqetësim i amasadorit lidhet me zhvillimet e fundit të ikjes së qytetarëve të Kosovës nga vendi ynë, si pasojë e nepotizmit, mungesës së drejtësisë dhe të ardhmes. Ikjet janë protesta në vetvete të qytetarëve, e për të cilat janë në dijeni edhe të huajt, sidomos miqtë tanë tradicional. Një element shumë i rëndësishëm që ambasadori amerikan e përmendi është edhe mungesa e barazisë për punësim, pasi 

“Ka shumë raporte në Kosovë, ku njerëzit marrin vende pune apo pozita qeveritare jo pse janë kandidatët më të kualifikuar por pse janë të lidhur me njerëzit me ndikim”. Amerika ka humbur besimin tek kjo qeveri, respektivisht te komandantë e luftës, të cilët në çdo sektorë kanë degraduar vlerat, duke manipuluar. Kjo edhe ka krijuar shqetësim tek ambasadori Kosnett, i cili  duke folur për të mbijetuarit e dhunës seksuale në luftën e fundit, shprehu dyshimet se mund të ketë statuse të rrejshme për të mbijetuarit sikurse me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këta të fundit, shumica militantë të partive në pushtet, janë pjesë e së keqes në vend, të cilin ambasadori bëri thirrje për ta larguar nga  pushteti. Natyrisht ambasadori Kosnett nuk mund të thoshte decidivisht këtë gjë, por e tha në mënyrë diplomatike. Përderisa edhe SHBA i ka kthyer shpinën ish komandantëve të luftës, kjo sigurisht se shikohet prarim i kësaj të keqe. SHBA, me mbështetjen tradicionale që ka për LDK, dhe me këtë deklarata edhe për VV, jep mesazhin që këto dy parti të marrin fatin e vendit në duart nga keqbërësit aktual. Duke qenë përfaqësues i SHBA, ambasadori Kosnett flet edhe në emër të administratës Trump, e cila nuk dëshiron të shoh Kosovën një shtet të dështuar, për të cilin ka dhënë shumë nga vetja. Vija e kuqe për ish komandantët e luftës është deri këtu, Amerika më nuk duron, është koha që edhe ne të dëgjojmë këshillën e saj. Kosova është e jona, dhe e miqve tanë, sidomos Amerikës që ka dhënë shumë kontribut. Duhet dëgjuar zëri i ambasadorit Kosnett, tani sa nuk është vonë. Të gjithë në protesta, së bashku me opozitën dhe të gjithë ata që i duan të mirën këtij vendi. Kosova nuk i takon as Hashimit dhe as Ramushit, por është dhe duhet të jetë e të gjithëve, dhe mbi të gjitha të qeveriset drejtë, jo si tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat