Certifikimi i Listës serbe erdhi pas presionit të Vuqiçit?

Politika

Certifikimi i Listës serbe erdhi pas presionit të Vuqiçit?

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 27 prill 2019 Në ora: 16:28
Aleksandar Vuçiq

Komisioni Qendror Zgjedhor ka certifikuarkatër anëtarët e Listës Serbe për zgjedhjet e parakohshme në komunat në veri të vendit, pas aprovimit të ankesës nga kjo parti. Për këtë vendim kanë kundërshtuar anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komision.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka është shprehur se KQZ është e urdhëruar të zbatoi vendimet e PZAP-it , ku është anuluar vendimi paraprak i KQZ-së.

“Kemi vendimin e PZAHP-it, me dispozitën e këtij vendimi, pranohet pjesërisht si i bazuar apeli i subjektit politik Lista Sërbska me seli në Komunën e Mitrovicës së veriut. Nën dy, anulohet vendimin i KQZ-së i datës 24 prill 2019 dhe urdhërohet Komisioni Qendror Zgjedhor ta certifikon subjektin politik Lista Sërbska me kandidatët për kryetar të komunave, Goran Rakiq, Vicina Jankovic, Sërgjan Vulloviq dhe Zoran Tadiq për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 19 maj 2019. Vendimet e PZAP-it janë të obligueshme. Sipas ligjit ne kemi tashmë urdhrin e PZAP-it që të certifikohet Lista Sërbska me katër kandidatët e saj”, theksoi Daka.

Rrustemi: Tre nga katër kandidatët e kanë humbur të drejtën kushtetuese për pjesëmarrje në zgjedhje

Mirëpo, këtë e ka kundërshtuar anëtari i partisë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i cili ka thënë se nuk pajtohet me vendimin e PZAP-së.

“Është mirë që tre nga katër kandidatet e Listës Serbe ka marrë rrugë të shqyrtimit ligjor dhe juridik. Unë natyrisht që në përmbajtjes këtij vendimi të PZAP-së nuk pajtohem. Unë vazhdoj që të kem qëndrimin që tre nga katër kandidatët e kanë humbur të drejtën kushtetuese dhe ligjore për të marrë pjesë në këto zgjedhje”, theksoi Rrustemi.

Ky vendim i KQZ-së po vlerësohet si shkelje të ligjeve dhe se ky institucion po vepron nën presion.

Smaka: KQZ nuk ka të drejtë të miratojë vendime pa votim

Image
Riza Smaka

Profesori dhe njohësi i çështjeve juridike, Riza Smaka në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se në shtetet juridike politikat ditore i diktojnë zgjidhjet legale dhe këtë raste nuk janë të rralla.

“Kurdoherë juridika e politika do të duhej të ishin koherente e komplementare. Ky postulat përfillet në shtetet e sëdrejtës, por jo edhe në shtetet juridike në të cilat politikat ditore i diktojnë zgjidhjet legale. Në këto raste zgjidhjet legale janë legale vetëm referuar emrit. Këto e këso rastesh ndodhin jo rrallë herë në vendin tonë. Nga Kodi i Justinianit njihet sentenca e shtetit të së drejtës“DuraLex,SedLex” që konsiston në përfilljen e ligjit në fuqi çfarëdoqoftë ai nga se në atëmënyrë sigurohet legaliteti e në tëkundërtën anarkia dhe pasiguria shoqërore nëpërgjithësi”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Sa i përket rastit të certifikimit të Listës Serbe, profesori ka potencuar se KQZ-ja nuk ka autorizime të miratojë asnjëfarë vendimi pa diskurs paraprak dhe pa votim paraprak.

“Rasti në fjalë ngërthen probleme politike, por ato kurdoherë duhet tëzgjidhen me elegance juridike nëpërmjet aplikimit të provizioneve ligjore përkatëse të mbështetura në interpretim Juridik adapt. KQZ-ja nuk ka autorizime të miratojë asnjë farë vendimi pa diskurs paraprak dhe pa votim paraprak.Nuk mund të imagjinohet çfarëdo vendimi apo gjykimi pa votim tëkërkuar sipas ligjit nëfuqi. Vendimi pa votim paraprak edhe po të ishte konform me ligjin do të ishte vendim i paligjshëm e juridikisht defektoz dhe nul”, u shpreh ai.

Ndërsa, njohësi tjetër i çështjeve juridike, Blerim Burjani është shprehur se KKQZ ka kryer punën e saj kushtetuese dhe ligjore.

Image
Blerim Burjani

“KKQZ ka kryer punës e saj kushtetuese dhe ligjore, është obligim i këtij organi të kryer shërbime zgjedhorë të iu ndihmoj të ushtroj të drejtën e votës, kjo është pozitive”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Burjani është shprehur se djegia e mandateve nga Lista serbe është e dëmshme.

“Pa marr parasysh intencat e kësaj liste për djegieje të mandateve, kjo është e dëmshmepër qytetaret e veriut nëse djegën mandatet, por është e dëmshme investimi për demokraci që bën shteti i Kosovës”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Mehmeti: KQZ nuk duhet të punoj në bazë të presioneve

Image
Faton Mehmeti

Ndërkaq, analisti politik, Faton Mehmeti, ka thënë se është bërë shkelje e ligjit dhe se KQZ ka rënë në presion të Vuçiçit, pas ankimit se është bërë shkelje e të drejtave të serbeve.

Patjetër se është bërë shkelje e ligjit, por në Kosovë kush pyet për ligjin. Faktikisht KQZ ka rënë në presion të Vuçiçit, i cili u ankua tek ndërkombëtaret për gjoja "shkelje të të drejtave të serbeve''.

Po ashtu, ai ka thënë se KQZ nuk duhet të punoj në bazë të presioneve, por të ligjeve.

“Gjithsesi KQZ nuk duhet të punoj në bazë të presioneve, por të ligjeve, dhe faktikisht kjo gjë s`ka ndodhur deri tani, pasi KQZ ka gjen gjithnjë në shërbim të politikes, konkretisht të PDK. Përmes Hashimit, Vuçiçi bëri presion, që mjerisht u zbatua në KQZ, kjo dëshmon dhe njëherë se këtu çdo gjë është ekapur, dhe asgjë nuk funksionin në bazë të ligjeve”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat