Përplasja Thaçi-Quni, flet deputeti i LDK: Na falni për këtë fatkeqësi fytyrënxirë si Thaçi që u solli politika

Politika

Përplasja Thaçi-Quni, flet deputeti i LDK: Na falni për këtë fatkeqësi fytyrënxirë si Thaçi që u solli politika

Nga: N.H Më: 27 prill 2019 Në ora: 21:14
Anton Quni dhe Hashim Thaçi

Ditën e djeshme eskaloi komplet dëshmia e presidentit Hashim Thaçi në komisionin hetimor për shtetasit turq. Debat i nxehtë u zhvillua brenda këtij ambienti, i cili është personalizuar totalisht nga presidenti.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe deputeti i LDK-së Anton Quni, në këtë mbledhje janë përplasur mes vete edhe për kohën e luftës.

Thaçi e ka quajtur frikacak dhe mercenar Anton Qunin duke ia rikujtuar se ka qenë në UÇK ushtar me pagë.

Gjersa, kjo përplasje kishte filluar kur deputeti Quni i ka thënë Thaçit se është frikësuar në luftë.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, dukë folur për gazetën “Bota sot”, ka komentuar përplasjen mes presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe deputetit të LDK-së, Anton Quni.

Avdyli për Thaçin ka thënë se kjo mendje e prishur, e plotë urrejtje e cinizëm neurotik nuk i nevojitet Kosovës, pasi që sipas tij, po e ndotë edhe imazhin e vendit.

Image
Haxhi Avdyli

“Sjellja skandaloze delirante e gjuha fyese e nënçmuese e Hashim Thaçit para një komisioni legjitim të Kuvendit paraqet pikën më të ulët të sjelljes parlamentare që ka degraduar thellë marrëdhëniet politike. Kjo mendje e prishur plot urrejtje e cinizëm neurotik nuk i nevojitet Kosovës përkundrazi ndotë imazhin e saj”, ka thënë deputeti Avdyli, për gazetën “Bota sot”.

Ai mes tjerash ka kërkuar edhe falje që politika e solli në krye të shtetit Thaçin.

“Shkurt, mjerë Kosova kush e përfaqëson si President. Na falni kosovarë e mi të mirë për këtë fatkeqësi fytyrënxirë si Thaçi që u solli politika”, ka përfunduar Haxhi Avdyli, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat