Profesori i njohur: Sjellja e Thaçit në Komisionin hetimor ishte arrogante, e barabartë më sjelljen e një psikopati

Politika

Profesori i njohur: Sjellja e Thaçit në Komisionin hetimor ishte arrogante, e barabartë më sjelljen e një psikopati

Nga: A.M. Më: 28 prill 2019 Në ora: 15:20
Hashim Thaçi

Profesori Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot”, shprehet se presidenti Hashim  Thaçi në komisionin e hetimeve shkoi pas presionit të Ambasadorëve të Quintit. Ai shprehet se Thaçi shkoi me skenar të përgatitur dhe se sjelljen e tij e ka quajtur arrogante.

“Katër herë më radhë nuk iu përgjigj komisionit hetimor për ta marr në pyetje Presidentin për rastin shtetasve turq. Herën e fundit, ai shkoi më presionin e Ambasadorëve të QUIN-tit. Shkoj i përgatitur mirë, më skenar paraprak jo për tu marr në pyetje për rastin që tronditi boten, por për ta fëlliq punën krejt, ashtu në stilin e tij prej rrugaçi siç edhe është. Sjellja e tij arrogante është e barabartë më sjelljen e një psikopati, njeriut të çorientuar totalisht, të cilit i shkojnë për shtat vetëm aferat e pista”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, profesori shprehet se nga Thaçi nuk iu nxorr asnjë informacion rreth depërtimit të shtetarëve turq, si dhe deklaratat e tij i quan “monologu në baza personale më anëtarët e komisionit të cilët në stilin e tij i sulmonte i ofendonte në baza personale”.

“Ai në seancën e komisionit hetimor sikur e ndërroi lëkurën e gjarprit, dhe e mori atë të bishës së egër, nisi të qartët të sulmoj bash si bisha në çdo, gjë pos në atë se nuk kishte kush ia nxirrte as një fjalë për atë së për çka ishte thirrur. Nisi njëfarë monologu në baza personalë më anëtarët e komisionit të cilët në stilin e tij i sulmonte i ofendonte në baza personale. Ai nuk kishte shkuar për tu intervistuar para komisionit, kishte shkuar qe me sulmet e tij ndaj anëtarëve të komisionit të mos përgjigjet për përgjegjësin e tij direkte në këtë aferë, në të cilën është aktori kryesor dhe i cili me çdo kushte donte ti jepte kaheje tjetër seancës për tu mos intervistua. Kjo është natyra e tij, ai kurrë nuk thotë diçka të mençur, sepse në mendjen e tij nuk ka kurrfarë mençurie”, është shprehur ai për “Bota sot”.

Image
Binak Maxharraj

Profesori Maxharraj e ka kritikuar edhe sjelljen e anëtarëve të Komisionit Hetimor, pasi që Thaçi në vendëse t`i përgjigjet pyetjeve të tyre, por iu kundërpërgjigj në anë të sulmit.

“Shkoi me bë tollovi dhe ia doli, sjellja e tij në Komisionin hetimor ishte bizare, në vend se të përgjigjet në pyetjet para komisionit, ai me qëllim zgjodhi rrugën e sulmit ndaj anëtarëve të komisionit duke i sha dhe ofenduar në baza personale. Edhe vetë komisioni hetimor këtu nuk ishte në nivel të detyrës. Nuk duhej të lejonte që të ”hahet” me Presidentin për çështjet për të cilat ai nuk ishte thirr, por duhej ta intervistonte. Më këtë rast në komision u krijua një atmosferë bizare që nuk do të donte të shihte askush, sepse ashiqare shihej se Presidenti nuk ka ardh për tu intervistuar, por për të tregu skena të tilla makabre, të ulëta të nivelit te tij të një rrugaçi. Ai thjeshtë donte ti ikte përgjegjësisë në këtë aventurë prapa së cilës qëndronte vetë në bashkëpunim me Presidentin e Turqisë Erdogan të cilin edhe e falënderoi për punën e kryer. Hashim Thaçi në këtë komision tregoi së kush është tregoi së është një hiq, një askush, tregoi se është njeri rrugaç dhe arrogante. Por, mos të mendoi së më këtë katrahurë që e bëri në Komision do ti mund ti ikë përgjegjësisë se tij, jo, jo ai duhet të përgjigjet për këtë aferë, për këtë trupësi që ia bëri Kosovës dhe se nuk mund ti ik kësaj në asnjë mënyrë, sepse herëdo kurdo do të përgjigjet për këtë dhe për shumë dëme tjera që i shkaktoi shtetit në këto 20 vite të pasluftës. Le të shkoj nga të dojë drejtësia do ta zë”, ka deklaruar Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat