Njohësi i çështjeve juridike: Thaçi ende “shef” në PDK

Politika

Njohësi i çështjeve juridike: Thaçi ende “shef” në PDK

Nga: N.H Më: 28 prill 2019 Në ora: 22:28
Hashim Thaçi

Në Komisionin Hetimor për shtetasit turq, eskaloi komplet dëshmia e presidentit Hashim Thaçi. Debat i nxehtë u zhvillua brenda këtij ambienti, i cili ishte personalizuar totalisht nga presidenti.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe deputeti i LDK-së Anton Quni, në këtë mbledhje janë përplasur mes vete edhe për kohën e luftës.

Thaçi e ka quajtur frikacak dhe mercenar Anton Qunin duke ia rikujtuar se ka qenë në UÇK ushtar me pagë. Gjersa, kjo përplasje kishte filluar kur deputeti Quni i ka thënë Thaçit se është frikësuar në luftë.

Lidhur më këtë, njohësi i çështjeve juridike në vend, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se sjellja e Thaçit në mbledhjen e Komisionit Hetimor për shtetasit turq, ishte një sjellje tipike e një “shefi”.

Ai potencon se më këtë, presidenti dëshmoi se është shef real politik i PDK-së dhe një njeri që sot nuk e ndien vetën si figurë uniteti.

“Sjellje është tipike e një shefi të madh politik në Kosovë që e ndien vetën superior mbi të gjithë madje edhe para deputetëve të Kuvendit që është organ ligjdhënës dhe i cili organ e ka zgjedh në këtë post. Edhe këtu u pasqyrua se Thaçi është shef real politik i PDK-së dhe një njeri që sot nuk e ndien vetën si figurë uniteti para institucioneve dhe qytetarëve të shtetit të Kosovës”, ka thënë Burjani.

Mes tjerash Burjani ka shtuar se Thaçi është dashur t’i përgjigjet deputetëve, dhe të bëjë një debat politik.

“Ai është dashtë të përgjigjet në pyetjet e deputetëve, por jo për të bërë debat politik në komision, ky ishte dështim i Thaçit për t’iu përgjigjur pyetjeve që janë kërkuar nga ai të përgjigjet”, ka përfunduat Burjani, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat