“Mogherini e ndikuar nga Ana Marie Bure, një greke që urren shqiptarët”

Politika

“Mogherini e ndikuar nga Ana Marie Bure, një greke që urren shqiptarët”

Nga: N.Sh Më: 29 prill 2019 Në ora: 14:25
Frederica Mogherini

Sot në Berlin mbahet Samiti i përbashkët i vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të procesit të Berlinit, ku do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë politikë të shtetit të Kosovës.

Për takimin e sotëm, njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Haki Abazi, thekson se, Bashkimi Evropian, sidomos Komisionerja për punë të jashtme znj. Mogherini përveç se ka krijuar një mjegulli të pafund ka treguar që në fakt nuk ka përvojën e duhur për të bartur përgjegjësinë në një pozitë të tillë.

“Ajo është ndikuar direkt nga këshilltarja teknike Ana Marie Bure, një greke që urren shqiptarët dhe ky ndikim ka krijuar situatën ku BE ka humbur edhe kredibilitetin dhe seriozitetin”, thotë Abazi për gazetën “Bota sot”.

Image
Haki Abazi

Ai thekson se, gabimi i lojërave me kufij në shkëmbim të amnistisë për Thaçin dhe amnistinë për kriminelet serbë që ka bërë krime me tentim gjenocidin në Kosovë kanë dalë ne sipërfaqe.

“Kjo bën që Thaçi dhe Haradinaj të kenë pozicione të ndryshme por ajo që kanë të përbashkët është se që të dy janë të papërgatitur që të përfaqësojnë unitetin e vendit. Eskivimet naive që kanë tentuar të i bëjnë me një të ashtuquajtur ekip negociator kot tregojnë se strategjia e tyre është që ata të përfitojnë nga procesi i dialogut politikisht dhe asnjëra palë nuk e ka seriozisht interesin dhe agjendën e Kosovës atje”, vlerëson Abazi.

Sipas tij, kjo shihet edhe me mungesën e progresit në të gjitha fushat por sidomos në politikën e jashtme dhe investimet direkte ndërkombëtare.

“Kjo është një klasë e shpenzuar dhe e degjeneruar politikisht dhe sa më gjatë që qëndrojnë në pushtet aq më shume janë duke rrezikuar vet shtetin dhe interesin e tij”, përfundon Haki Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat