Rugova: Presidenti Rugova vizionarë, Thaçi me ndërgjegje të ngarkuar

Politika

Rugova: Presidenti Rugova vizionarë, Thaçi me ndërgjegje të ngarkuar

Nga: K.M Më: 29 prill 2019 Në ora: 14:44
Naser Rugova

Deputeti nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës njëherit edhe familjarë i presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova, me anë të një prononcimi për “Bota sot”, i ka komentuar krahasimet e ditëve të fundit të cilat ia kanë bërë opinioni presidentit aktual Hashim Thaçi dhë Dr. Ibrahim Rugovës.

Rugova ka thënë se presidenti Rugova ka qenë vizionar dhe shtet ndërtues, ndërkohë që Hashim Thaçin e ka quajtur diletant politik dhe me ndërgjegje të ngarkuar.

“Së pari një krahasim i tillë është vështirë të bëhet, pasi që presidenti aktual nuk ka as kredenciale familjare, intelektuale, e mos të flasim për vizion nacional. Presidenti Rugova ishte intelektual i përmasave europiane, mendimtarë politik, vizionarë dhe arkitekt i shtetit të pavarur të Kosovës, njeriu që falë ti na njohu bota. Presidenti aktual është një diletant politik me barrë të shumta që çdo ditë e më shumë po ja ngarkojnë ndërgjegjen”, ka thënë Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat