Samiti i Berlinit, Krasniqi: Për njohjen e Kosovës nga Serbia, vendosin fuqitë e mëdha

Politika

Samiti i Berlinit, Krasniqi: Për njohjen e Kosovës nga Serbia, vendosin fuqitë e mëdha

Nga: G.B Më: 29 prill 2019 Në ora: 23:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot është mbajtur takimi i Samitit të Berlinit, ku janë takuar liderët e Ballkanit.

Pjesëmarrës në këtë Samit ishin dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Lidhur me këtë takim dhe ato që u diskutuan, njohësi i çështjeve aktuale në vend, Faik Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se në këtë Samit u bë e qartë që nuk ka lëvizje të kufijve, ndërsa për dialogun u tha se do të vazhdojë por nuk u bë i ditur formati.

Image
Faik Krasniqi

“Sipas mediave gjermane në këtë Samit u bë e qartë që nuk ka lëvizje të kufijve. Kjo është më e rëndësishme. Merkel dhe Macron deklaruan që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë, por nuk u specifikua asgjë se kur dhe në çfarë formati. As liderët tanë nuk treguan se çfarë është biseduar saktësisht. Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron i thanë liderëve të Ballkanit që të rregullojnë problemet në "shtëpitë" e tyre e më pas të kërkojnë Evropën. Ky është një mesazh për liderët idiotë të Ballkanit, që për interesa personale mbajnë kanë bllokuar të ardhmen e popujve të tyre”, është shprehur ai.

Sipas Krasniqit, Thaçi herë flet për korrigjim kufijsh, e herë na thotë që Kosova Lindore do t’i bashkohet Kosovës, e më pas e demanton vetë.

“Fjalët e Presidentit Thaçi janë kontraverse. Herë flet për korrigjim kufijsh, herë për shkëmbim territori, e pastaj na thotë se si Kosova Lindore do t'i bashkohet Kosovës. Të nesërmen e demanton vetveten. Këtë njeri nuk e merr askush seriozisht. Për njohjen e Kosovës nga Serbia, do të vendosin fuqitë e mëdha se kur do të ndodhë”, ka vlerësuar Krasniqi.

Ndërsa, sa i përket asaj se liderët kanë pirë bashkë pas takimit, Krasniqi është shprehur se nuk është diçka tragjike.

“Nuk e shoh si diçka tragjike që liderët shqiptarë dhe serbë kanë pirë bashkë, sepse është Samit që është thirrur nga një aleat i yni i fuqishëm siç është Gjermania”, ka deklaruar Faik Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat