Avokati i njohur shqiptar: Në Berlin u goditën rëndë Thaçi, Rama e Vuçiq

Politika

Avokati i njohur shqiptar: Në Berlin u goditën rëndë Thaçi, Rama e Vuçiq

Nga: N.H Më: 30 prill 2019 Në ora: 20:13
Spartak Ngjela

Krerët e Ballkanit Perëndimor, përfaqësuesit e lartë të BE-së për çështjet e jashtme dhe politikat e sigurisë u mblodhën në Berlin, në një takim të thirrur nga Presidenti i Francës dhe kancelarja gjermane.

Nga aty, Serbia dhe Kosova ranë dakord të përshpejtojnë përpjekjet për implementimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe do të riangazhohet në mënyrë konstruktive në normalizimin e dialogut me ndërmjetësimin e BE, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

Haradinaj është përballur me presion të madh për heqjen e taksës gjatë Samitit të Berlinit, si mënyrë për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo, përkundër presionit nga presidenti francez, Emannuel Macron, nga Qeveria aktuale kanë bërë të ditur se Haradinaj nuk do të lëkundet nga vendimi për taksën për produktet serbe e boshnjake

Avokati dhe publicisti i njohur Spartak Ngjela, i cili është edhe njohës i thellë i çështjeve politike e kombëtare, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka folur për takimin në Berlin, dhe për përplasjet mes Macron dhe Haradinajt.

Ngjela, ka thënë se nuk beson se një përplasje e tillë mund të ndikojë në marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtarë. Ndërsa, ka thënë se Serbia nuk po lë shpifje pa bërë kundër shqiptarëve.

“Jo... nuk ndikon. Serbia nuk po lë shpifje pa bërë kundër shqiptarëve, kudo… Përsa i përket të tjerave, në Evropë vendos Gjermania. Franca është e mbytur në borxhe ndaj Gjermanisë”, ka thënë Ngjela.

Tutje, avokati Negjela ka theksuar se pas këtij takimi nuk ka kthim mbrapa dhe se goditje të rëndë nga Berlini kanë marrë Thaçi, Rama dhe Vuçiq.

“Nuk ka kthim mbrapa. Edhe kufijtë u mbyllën si çështje. Kosova pati triumf aty. U goditën rëndë të tre edhe Rama, edhe Thaçi, edhe Vuçiq. Pak të duket ty kjo? Apo keni hallin e Thaçit ju?”, ka përfunduar avokati dhe publicisti Spartak Ngjela, për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë që taksa ndaj mallrave serbe është vendosur në nëntor të vitit të kaluar dhe Haradinaj ka refuzuar ta heq atë edhe pas presioneve të shumta ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat