Dështimi për liberalizim, Abdullahu: Fajtor koalicioni PAN

Politika

Dështimi për liberalizim, Abdullahu: Fajtor koalicioni PAN

Nga: G.B Më: 30 prill 2019 Në ora: 23:18
Faton Abdullahu

Liderët e Ballkanit u mblodhën të hënën në Berlin, ku u mbajt Samiti i Berlinit, i organizuar nga kancelarja Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Të pranishëm në këtë Samit ishin edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Edhe pse para shkuarjes në Berlin, ata deklaruan se kjo është një mundësi edhe për liberalizimin e vizave, nga Samiti nuk pati diçka konkrete në lidhje me këtë.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Faton Abdullahu, ka thënë për gazetën "Bota sot" se askush nuk mund të na ndihmojë me këtë çështje, derisa përfaqësuesit e shtetit nuk janë unik dhe se për këtë fajtor kryesor është koalicioni PAN.

"Nuk mund të përfitojmë nga askush as nuk mund të na ndihmojë askush pavarësisht dëshirës së mirë e vullnetit pozitiv përderisa përfaqësuesit tanë jo që nuk janë unik por janë të përçarë. Parimisht tash sa kohë ne i meritojmë vizat. Kemi përmbushur kushtet. Por duket se tani jemi më larg tyre se që ishim. Për këtë fajin kryesor e ka koalicioni PAN. Mjafton të përmendet rasti i gylenistëve. Kur kësaj i shtohen edhe çështja e taksës bashkë më propozimin nonshalant për korigjimin e kufive mund ta kuptojmë më mirë hezitimin nga Brukseli. Kjo bëhet edhe alarmante kur i shtohet edhe mosluftimi i korrupsionit", është shprehur ai.

Sipas Abdullahut, duke qenë të përçarë, ata as nuk dinë të ankohen e të kërkojnë drejtësi, derisa për këtë zgjidhje e sheh shkuarjen në zgjedhje.

"Në të vërtetë, për shkak se përfaqësuesit tanë nuk janë unik, jo vetëm që nuk mund të përfitojnë shumë benefite nga askush, pra as nga Samiti i Berlinit, por nuk po ju shkon për dore as të ankohen si duhet, as të kërkojnë drejtësi sa duhet. Nuk shoh rrugdalje tjetër nga kjo gjendje, pa strategji unke të koalicionit PAN, përveç që t'i jepet mundësia qytetarëve të Kosovës që para kutive të votimit të vendosin se kush do të vendosë për fatin e tyre në të ardhmen e afërt", ka deklaruar Faton Abdullahu për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat