Refuzimi i Gjykatës Speciale, është mbrojtje e krimit

Politika

Refuzimi i Gjykatës Speciale, është mbrojtje e krimit

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 1 maj 2019 Në ora: 09:48
Selia e Gjykatës Speciale

Dashakëqinjtë e Vetëvendosjes, me bujë e shpallën të dështuar protestën e fundit. Jo, ajo nuk ishte e dështuar, ishte brenda normales, duke pasur parasysh perse protestohej. Ndërsa e dështuar ishte pjesa tjetër e opozitës, e cila palogjikshëm e turpshëm e sabotoi.

Por, shkaqet që prania e protestuesëve nuk ishte më e madhe, duhet parë në gabimin që bënë organizuesit e kësaj proteste:

1) Lëvizja Vetëvendosje nuk duhej ta "ulte pazarin" në një Aleksandër dhe në një Pal, aq më pak në Krishtlindje. "Lepuri flen" gjetkë, në Qeveri e shtet. "Peshku qëlbët në kokë" dhe jo në bisht.

2) Shqiptarët i trembë jo vetëm ideologjia sllaviste e komunizmit, por edhe mbrojtja e krimit dhe e kriminelëve nga Albini.

Koiçidencë, një natë para protestës, Albini ishte në bisedë dy orëshe ke T7-a. Sipas gazetarit Kërçuku, shikueshmëria ishte e madhe. Në pyetjen nëse e refuzon edhe tani Gjykatën Speciale, Albini e rikonfirmoi, duke thënë se përkrahë vetëm Gjykatën Vendore!

Sistemi i drejtësisë së kapur, në Kosovë, nga banda e PAN-it në pushtet, për vite me radhë, nuk ka arritur të ndëshkojë kriminelët e luftës dhe të pas luftës. Ndërkohë që Gjykata Speciale, nga një duzinë të ftuarish për hetim, rezulton se të gjithë hetohen për krimet e kryera ndaj shqiptarëve, kundërshtarë politikë.

Ndërkohë, shpresa e vetme e shqiptarëve është reduktuar, pikërisht, në Gjykatën Speciale. "Komandantët" kryekriminelë, tani në krye të shtetit dhe të pushtetit, në vend që ta themelonin ushtrinë, krijuan bandat. Për dy dekada radhazi u përkujdesën për bandat, në trajtimin dhe punësimin në vendet kyçe, duke uzurpuar të gjitha Institucionet e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat