Shahu: Ramush Haradinaj u tradhtua nga Thaçi e Rama në Berlin

Politika

Shahu: Ramush Haradinaj u tradhtua nga Thaçi e Rama në Berlin

Nga: G.B Më: 1 maj 2019 Në ora: 20:09
Samiti i Berlinit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në Samitin e Berlinit ishte i vetëm sa i përket taksës, pasi Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Edi Rama ishin kundër tij.

Ndërsa, presidenti Thaçi ka thënë se kanë qenë unik sa i përket taksës.

Lidhur me këtë, publicisti Rexhep Shahu, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Thaçi, Rama e Haradinaj dolën ku u panë nga e gjithë bota dhe figurë nderi doli Ramushi.

Image
Rexhep Shahu

“Dalsh ku të pafshin, është një urtësi shqiptare. Thaçi, Rama e Haradinaj dolën ku u panë nga gjithë bota. E ngrinë veten si figura të përbuzur Thaçi e Rama dhe doli figurë nderi Ramushi. Askush nuk i do tradhtarët, as ustai nuk i do, as ai që i shti në tradhti nuk i do. Edhe Hitleri i urrente më shumë ata as punonin kundër vendeve të tyre”, është shprehur ai.

Shahu thotë se është trishtim ta dëgjosh Haradinajn të thotë se Rama e Thaçi i kanë bërë presion më shumë se Vuçiqi.

“Është trishtim i jashtëzakonshëm kur dëgjon Haradinajn të thotë se Rama e Thaçi më bënin presion më shumë se Vuçiqi. E turpshme që shqiptarët ngatërrohen në shtëpi të huaja, shfaqen mercenarë në vende e tryeza të huaja. Natyrshëm një mendje pa djallëzi pyet, për kë punon Rama e Thaçi a për Kosovë a për Serbi. Rama kërkon ta heqë taksën ndaj Serbisë dhe i vë taksë Kosovës në Kalimash të Kukësit kur nuk ka taksë për më hy ne Shqipëri as Greqia as Maqedonia as Mali i zi por veç Kosova”, ka vlerësuar ai.

Sipas Shahut, gjithë e drejta njerëzore është me Ramushin e tradhtuar nga Thaçi e Rama në Berlin, duke shtuar se me taksën të ndodhë çfarë të dojë, derisa u varros ideja e Thaçit dhe Ramës për ndryshim kufijsh.

“Gjithë e drejta njerëzore, historike është me Ramushin e tradhtuar nga Thaçi e Rama në Berlin. Le të ndodhë çfarë të dojë me taksën ndaj mallrave serbe, mjaft që u varros ideja e serbëve Thaçit e Ramës për ndryshim kufijsh, dhe faqe botës shfaqen shëmtinë e tyre Thaçi e Rama duke punuar për interes të Serbisë kundër Ramushit me shume se Vuçiqi”, ka theksuar Rexhep Shahu për “Bota sot”.

Ai vlerëson se Samiti i Berlinit e vuri Kosovën të barabartë përballë serbëve dhe Haradinaj doli fitues nga ringu i kësaj historie, ndërsa Thaçi e Rama morën karton të kuq në këtë histori.

“Samiti i Berlinit e vuri Kosovën sërish të barabartë përballë serbëve në tavolinën e bisedimeve. Ramushi hodhi nock-out Ramën e Thaçin, doli i fituar nga ringu i kësaj historie dhe si fitues ka të drejtë të vendosë kushte. Rama e Thaçi morën karton të kuq në këtë histori ku ish thirre në gjyq Serbia në Berlin dhe Thaçi e Rama u bënë avokate të Serbisë kundër Kosovës nuk e di për çfarë interesash të liga”, ka deklaruar Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat