Krasniqi “godet” edhe njëherë Thaçin: Je përçarësi më i madh që punon kundër Kosovës

Politika

Krasniqi “godet” edhe njëherë Thaçin: Je përçarësi më i madh që punon kundër Kosovës

Nga: A.M. Më: 1 maj 2019 Në ora: 23:11
Hashim Thaçi

Analisti politik, Faik Krasniqi, është shprehur në një prononcim për “Bota sot” se në Samitin e Berlinit u pa që interesi personal është me i rëndësishëm se interesi kombëtar e shtetëror.

Ai ka komentuar presionin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi karshi kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe.

“Në Kosove kemi të bëjmë me një klasë politike që interesi i tyre personal është me i rëndësishëm se interesi kombëtar e shtetëror. Një gjë e tillë u pa edhe gjatë Samitit të Berlinit, ku presidenti Thaçi bënte presion të paparë ndaj kryeministrit Haradinaj për heqjen e taksës ndaj Serbisë”, ka thënë Krasniqi për “Bota sot”.

Image
Faik Krasniqi

Po ashtu, ai e ka quajtur Thaçin si përçarësi më i madh dhe se ai punon interesave të shtetit të Kosovës.

“Qe do të thotë se përçarësi më i madh dhe njeriu që punon kundër interesave të shtetit, ka vetëm një emër dhe ai është Hashim Thaçi. Për deri sa ky njeri është në skenën politike, Kosova s'do te shoh kurrë diell me sy. Ky njeri është fatziu i Kosovës!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat