Gecaj flet për takimin në Tiranë ku marrin pjesë Mogherini, Vuçiqi e Rama: Për Kosovën nuk mund të vendosin ata

Politika

Gecaj flet për takimin në Tiranë ku marrin pjesë Mogherini, Vuçiqi e Rama: Për Kosovën nuk mund të vendosin ata

Nga: N.Sh Më: 3 maj 2019 Në ora: 12:25
Bajram Gecaj

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, thotë se nuk prej asgjë të mirë nga takimi i kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, në Tiranë, ku do të marrë pjesë edhe përfaqësuesja e BE-së, Federica Mogherini.

Gecaj, për gazetën “Bota sot”, thotë se, Rama e Vuçiq mund të flasin çfarë të duan sepse jaën përfaqësuesit më të lartë të shteteve të tyre, mirëpo LDK-ja e ka bërë të qartë që në kohën e presidentit Ibrahim Rugovës se për fatin dhe popullin e Kosovës, vendimet i marrin përfaqësuesit legjitim të vendit tonë.

“Marrë parasysh takimin e tetorit të vitit 2016 në Nish, unë nuk shoh asgjë të mirë nga ky takim. Vuçiq e Rama mund të bisedojnë çfarë të duan në këto takime sepse janë përfaqësuesit më të lartë të shteteve të tyre. Megjithatë, që në kohën e Dr. Ibrahim Rugovës, Lidhja Demokratike e Kosovës e kishte bërë të qartë si kristali se vendimet për Kosovën dhe fatin e popullit të Kosovës e marrin përfaqësuesit legjitim të vendit tonë”, thotë Gecaj.

Gecaj thekson se, kontributi si i Kryeministrit Rama ashtu edhe i zonjës Mogherini nuk ka qenë fare konstruktiv, posaçërisht këto dy vitet e fundit, por vetëm ka hapur plagë të vjetra.

“Këtë qasje negative, fatkeqësisht, e ka ndihmuar edhe Presidenti i Kosovës, të cilit kohëve të fundit po i bëhet e qartë se idetë e tij dhe të kësaj trio nuk mund të kalojnë as në vend por as në rrethin e miqve tonë ndërkombëtarë. Prandaj, shpresoj që të gjithë, duke përfshirë Thaçin, Ramën, Vuçiqin e Mekërinin ta kuptojnë se është koha e fundit që qasjes së dialogut ti hyhet në mënyrë konstruktive dhe në akordancë të plotë me vullnetin e qytetarëve dhe dokumenteve relevante të shtetit të Kosovës”, potencon Bajram Gecaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat