“Samiti i Berlinit ktheu në binarë procesin e dialogut dhe përjashtoi mundësinë për ndarjen e Kosovës"

Politika

“Samiti i Berlinit ktheu në binarë procesin e dialogut dhe përjashtoi mundësinë për ndarjen e Kosovës"

Nga: G.B Më: 3 maj 2019 Në ora: 13:30
Samiti i Berlinit

Çështja e korrigjimit të kufijve, liberalizimi i vizave e dialogu me Serbinë u diskutuan në Samitin e Berlinit, me nikoqirë kancelaren Angela Merkel dhe presidentin francez Emmanuel Macron.

E sipas Taulant Kryeziut nga Instituti Epik, është me rëndësi që ka ndodhur ky Samit, duke e përjashtuar njëherë e përgjithmonë mundësinë që territori i Kosovës të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi.

“Është shumë me rëndësi që ka ndodhur Samiti i  Berlinit në Gjermani, nën udhëheqjen e Merkel dhe Macron. Ky samit, ka rikonfirmuar parimet e reja, duke përjashtuar njëherë e përgjithmonë mundësinë që territori i Republikës së Kosovës të jetë pjesë e negociatave Kosovë-Serbi”, është shprehur Kryeziu.

Image
Taulant Kryeziu

Ai po ashtu si pozitive në këtë Samit thotë se ka ndodhur rikthimi në binarë i dialogut, ku Gjermania e ka marrë në dorë këtë proces dhe do ta mbajë, të paktën deri në përcaktimin e komisionit të ri dhe përfaqësueses së lartë, që është sinjal i mirë për Kosovën.

“Në këtë Samit është rikthyer në binarë procesi i dialogut. Tanimë po shihet haptas që Gjermania e kanë marrë në dorën e tyre këtë proces dhe do ta mbajnë të tillë së paku deri në përcaktimin e komisionit të ri dhe përfaqësueses së lartë, që i bie pas zgjedhje në Parlamentin Evropian dhe mendoj se ky është një sinjal i mirë për Kosovën çdoherë kur Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në të njëjtën anë të medaljes, atëherë do të provohet një marrëveshje pozitive, e cila nuk do të jetë barrë për gjeneratat e ardhshme”, ka deklaruar Taulant Kryeziu nga Instituti Epik për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat