Krasniqi i reagon Thaçit: Ki ambicie personale, po vepron i verbër pasi nuk e konsulton askënd

Politika

Krasniqi i reagon Thaçit: Ki ambicie personale, po vepron i verbër pasi nuk e konsulton askënd

Nga: A.M. Më: 3 maj 2019 Në ora: 15:02
Hashim Thaçi

Analisti politik, Islam Krasniqi, ka thënë për “Bota sot” se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ambicie personale dhe se vepron për të ruajtur rahatin e tij.

“Rrugët e liderëve tanë janë të ndara që nga fillimi, së të gjithë mundohen ta marrin timonin e shtetit, dikush për interes personalë e dikush për të mirë të vendit. Është e pamundur që të unifikohen edhe në çështje madhore, sepse presidenti Thaçi ka ambicie personale, e që pos mendjes së vetë nuk e konsulton askënd, duke vepruar nga një herë edhe si i verbër, për ta ruajtur rahatin e vetë”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Ndërsa, për kryeministrin e Kosovës, Krasniqi ka thënë se ka rënë në lojën e presidentit për çështjen e demarkacionit me Malin e zi, por korrigjimi i kufirit me Serbinë  i ndan rrugët e tyre.

Image
Islam Krasniqi

“Kryeministri Haradinaj ka ra një herë në lojën e presidentit kur ishte çështja e demarkacionit me Malin e Zi, një lojë të ngjashme, por me e rrezikshme po e luan presidenti prapë, i cili e pat kushtëzuar vendin e vetë me liberalizimin e vizave, të cilat akoma si kemi, e që prapë kërkon me Serbi demarkim, apo shkëmbim territoresh, e që për kryeministrin është e pa pranueshme, dhe ide që i ndan rrugët e tyre, duke krijuar edhe përçarje në çështje madhore, dhe duke ju dhënë hapësirë edhe vendeve të BE-së të bëjnë hajgare me ne. Ego dhe inatet politike e kanë sjellur vendin në një katastrofë të përgjithshme, duke na bërë të varur për gjithçka nga Serbia, duke e hutuar edhe popullin, i cili është mbushur pasiguri për të jetuar në këtë vend!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat