“Thaçi kurrë nuk e pa të arsyeshëm të kushtëzoi Serbinë me kërkim falje”

Politika

“Thaçi kurrë nuk e pa të arsyeshëm të kushtëzoi Serbinë me kërkim falje”

Nga: N.H Më: 3 maj 2019 Në ora: 23:07
Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq

Prof. Dr. Binak Maxharraj në një prononcim për gazetën “Bota sot” e ka komentuar Samitin e Berlinit, dialogun me Sebinë, si dhe me theks të veçantë kërkesat e fuqive të mëdha për heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Maxharraj për gazetën ka thënë se ky samit, ishte i domosdoshëm për shkak të raporteve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Që të mbahet një Samit për Ballkanin Perëndimor ishte i domosdoshëm. Këtë e kuptuan dy shtetet më të fuqishme të Evropës Gjermania dhe Franca. Në radhë të parë kjo ishte e domosdoshme për shkak të Kosovës dhe Serbisë ku dialogu midis tyre nuk po shkonte mirë,bile edhe ishte ndërprerë totalisht. Diçka këtu nuk funksiononte,sepse ky dialog nuk ishte aq transparent edhe në kuadër të BE, sikur aty diçka po fshihej, diçka po zihej, që për këtë kontribut të posaçëm pati edhe pro-serbja dhe pro-rusja Federica Mogherini e cila me qasjen e saj i ndihmonte Serbisë me Thaçin që ishte nxënë pykë ne këtë dialog. U deshtë qe të ndodhë Samiti i Berlinit për t’i dhënë shtytje këtij dialogu”, ka thënë Maxharraj.

Tutje, ai ka potencuar se nuk e konsideron kokëfortësi të Haradianjt mos heqjen e taksës.

Image
Binak Maxharraj

“Nuk e konsideroi “kokëfortësi” të Haradinaj mos heqjen e taksës. Kur të gjithë të tjerët në krye me Thaçin lërojnë si ujqit për heqjen e taksës, është pra Haradinaj që insiston me plotë të drejtë që taksa të mos hiqet, sepse kjo është e drejtë e Kosovës në marrëdhëniet tregtare me shtetet fqinje. Unë mendoj së Kryeministri Haradinaj e ka diku një mbështetje butë ndërkombëtare për taksën. Në këtë drejtim nuk mendoj së do te prishën raportet me ndërkombëtarët për shkak të një takse”, ka thënë ai.

Sipas Maxharrajt, raportet me miqtë ndërkombëtarë nuk prishën edhe për gjëra më të mëdha se taksa,

“Ndërkombëtarisht raportet nuk prishën midis shteteve edhe për gjëra më të mëdha se taksa. Por, taksa të qëndroi sa më gjatë i konvenon edhe vet Serbisë duke e ditur se ajo është në vorbullën e protestave disa muajshe ku kërkohet edhe dorëheqja e Vuçiqit. Në Serbi asgjë nuk është transparente, mediet janë të kapura nga Vuçiq, popullit nuk i thuhet edhe pas 20 viteve e vërteta për luftën dhe masakrat që Serbia i ka bërë në Kosovë, populli serbë nuk është sa duhet për këtë i informuar. Atje vazhdon politika fashiste, çetnike e pasardhësve të Millosheviqit në krye me Vuçiqin dhe Daçiqin, të cilët edhe nuk janë të interesuar për normalizimin e marrëdhënieve më Kosovën, por për tensionimin e situatës për mes marionetave që i ka në Veri në Lista Serbe”, tha ai.

Mes tjerash ai ka nënvizuar se presidenti Thaçi kurrë nuk e pa të arsyeshme të kushtëzoi dialogun me kërkim-falje, duke ia shpalosë, siç vlerëson Maxharraj, të gjitha të bëmat e Serbisë në Kosovë.

“Ndërkombëtaret duhet të insistojnë që dialogu me Serbin të fillojë pa kushte, pa kushtëzimin gjoja me taksën, sepse Kosova ka shumë më shumë alibi që ta kushtëzoi Serbinë për gjenocidin në Kosovë, për masakrat dhe përdhunimet që i ka bërë, e cila as që pendohet, por edhe Presidenti Thaçi kurrë nuk e pa të arsyeshme të kushtëzoi dialogun me kërkim-falje duke ia shpalosë të gjitha të bëmat e Serbisë në Kosovë, por ai nuk e bëri këtë sepse është i kushtëzuar dhe i zënë rob nga Serbia e cila i ka dosjet për vrasjet për urdhrat për vrasje gjatë dhe pasluftës në Kosovë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat