“Qytetarët po ikin nga Kosova, PAN është shndërruar në pengesë për vendin”

Politika

“Qytetarët po ikin nga Kosova, PAN është shndërruar në pengesë për vendin”

Nga: G.B Më: 4 maj 2019 Në ora: 15:18
Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në Samitin e Berlinit ishte i vetëm sa i përket taksës, pasi Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Edi Rama ishin kundër tij.

Ndërsa, presidenti Thaçi ka thënë se kanë qenë unik sa i përket taksës.

E për këtë reagoi edhe kryeministri i Shqipërisë, duke dalë kundër Haradinajt.

Image
Blerim Burjani

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike Blerim Burjani, ka thënë për gazetën “Bota sot” se e gjitha është marketing për vete, se të gjithë janë njësoj dhe nuk kanë pasion tjetër veç pushtetit e duke u marrë me Serbinë, që nuk është prioritet i Kosovës.

“Marketing ka bërë për vete, njëjte janë këta, si PAN s’kanë kurrgjë të ndryshme përveç pasione kanë pushtetin dhe të pasurohen paligjshëm dhe të flasin tërë kohën për Serbinë dhe patriotizëm. Kjo kohë ka kaluar në Kosovë, Serbia nuk është prioritet i Kosovës siç e prezantojnë tërë kohën këta njerëz, ne e kemi përfunduar punën me Serbinë, s’kemi edhe çka flasim përveç normalizimit dhe vendosjen e kufijve reciprok, kjo temë nuk është më prioritet i shtetit tonë. Nëse ngutet Serbia, as neve nuk na ngutet”, është shprehur ai.

Burjani thotë se të gjitha këto janë lojëra, merren me Serbinë derisa Kosova dhe Shqipëria kanë probleme dhe s’kanë demokraci.

“Konsideroj se këto janë lojëra, merren tërë kohën me Serbinë. Shqipëria ka probleme të mëdha ekonomike, pa disiplinë me demokraci, Po ashtu Kosova pa demokraci dhe pa sistem të drejtësisë efikas”, ka vlerësuar Burjani.

Sipas Burjanit, Kosova po qeveriset nga njerëz të sistemit feudal, ndërsa që qytetarët po ikin jashtë vendit për një jetë më të mirë.

“Kosova po qeveriset nga njerëz të sistemit feudal, bujkrobërit janë bërë sundimtarë qeverisës përplot telashe, rinia largohet, bota intelektuale po shkon, ka edhe shumë gazetarë që kanë ikur nga Kosova për një jetë më të mirë. Janë shndërruar në pengesë PAN dhe tjerët që pretendojnë pushtetin. Kosova ka nevojë për demokraci të re, me njerëz të rinj, e jo me këta që e sollën shtetin këtu ku është”, ka thënë Burjani.

Ai thotë se Rama e ka prishur demokracinë dhe e ka shndërruar shtetin në palaço.

“Rama e ka prishur demokracinë, e ka shndërruar shtetin në palaço, jo serioz deri ne fund dhe cinik politik, injorant klasik, nuk ka injorant me pare te popullit si çifti i Ramës. Qeveria e tij duket sikur të jetë bastore”, ka deklaruar Blerim Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat