Partitë politike në karnavalin e Haradinajt

Politika

Partitë politike në karnavalin e Haradinajt

Nga: A.M. Më: 4 maj 2019 Në ora: 18:52
Ramush Haradinaj

 Analisti politik, Islam Krasniqi, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, shprehtë se edhe një herë kancelarja gjermane Angela Merkel tregoj se nuk do të ketë shkëmbim as lëvizje të kufijve në Ballkan.

“Takimi në Berlin shkoj ashtu siç është pritur, pa ndonjë rezultat, pos asaj që presidenti heshti karshi taksës, pasi që ai gjithmonë ka qen kundër saj, gjithashtu edhe një herë kancelarja Merkel i tregoj së nuk do të ketë shkëmbim as lëvizje të kufijve në Ballkan”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka thënë se partitë politike kanë filluar të bëjnë fushat, por nga frika zgjedhjeve po e ndjekin karnavalin e kryeministrit  të Kosovës, Ramush Haradinajt.

“Partitë politike kanë filluar të bëjnë fushat,  fushat e cila po e mbulon dëshirën për të larguar taksen ndaj produkteve Serbe dhe atyre të Bosnjës, por nga frika e zgjedhjeve po duhet të ndjekin karnavalin e kryeministrit Haradinaj”, ka deklaruar Krasniqi.

Image
Islam Krasniqi

Ai shprehet se frika nga humbja PDK-në po e detyron që të qëndrojë nën ombrellën e kryeministrit Haradinajt.

“PDK- ja disa herë ka thëne së lojëra apo mashtrime në politik nuk ka, por vetëm qëllime, mirëpo frika e humbjes po i detyron që të qëndroni akoma nën ombrellën e kryeministrit Haradinaj”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat