Kosova e pafuqishme me shtri sovranitetin në veri, por edhe serbët kanë pakënaqësi, ata po shpërngulen...

Politika

Kosova e pafuqishme me shtri sovranitetin në veri, por edhe serbët kanë pakënaqësi, ata po shpërngulen...

Nga: N.Sh Më: 5 maj 2019 Në ora: 18:53
Mitrovica

Shtrirja e sovranitetit të institucioneve të Kosovës, në veri është formal deri më tash.

Kështu thotë njohësi i çështjeve juridike dhe politike, Blerim Burjani, i cili shton se, deri më tash kemi vetëm deklarime politike, por jo edhe sovranitet efektiv.

“Kjo situatë duket e komplikuar. Marrja pjesë e serbëve lokal në zgjedhjet e Kosovës është vetëm shpresë se serbët do t’i binden Kosovës”, thotë Burjani për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se duhet një dialog gjithëpërfshirës me serbët lokal atje dhe duhet të nis sa më parë një dialog thelbësor.

“Duhet të ndodh nën lehtësimin e OSBE-së, e kjo mund të ndodh duke e pas parasysh se atje serbët lokal kanë pakënaqësi të mëdha ndaj Beogradit që ndërhyn përmes Listës Serbe dhe kontrollon veriun”, thekson ai.

Sipas tij, atje ka nevojë për një dialog dhe afërsi më të madhe të institucioneve të Kosovës.

“Vullneti duhet të gjendet atje dhe të ketë takime me serbët lokal si dhe partitë tjera serbe. Lista Serbe dhe Beogradi po punojnë për shpërnguljen e serbëve atje. Pas një kohe nuk dihet se sa shuam serbë do të lëshojnë veriun, andaj është në të mirën e tyre që të komunikojnë me institucionet e Kosovës”, përfundon Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat