Naser Rugova: Edi Rama nuk duhet të flas për Kosovën, për këto arsye

Politika

Naser Rugova: Edi Rama nuk duhet të flas për Kosovën, për këto arsye

Nga: D. B. Më: 5 maj 2019 Në ora: 20:40
Naser Rugova

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova ka thënë për “Bota sot” se Procesi Brdo-Brione po vazhdon me temat e bashkëpunimit rajonal, fqinjësisë së mirë dhe stabiliteti në rajon nën një mbikëqyrje të BE-së.

Rugova, thekson se, kryeministri shqiptar, Edi Rama është njeriu i fundt i cili duhet të flas për dhe rreth Kosovës.

“Megjithatë unë vlerësoj se pas Samitit të Berlinit dhe atmosferës që mbizotëroj atje sa ju takon marrëdhënieve Kosovë-Serbi, zbehjes së rolit të BE-së në këtë proces e në veçanti e zonjës Mogerini, konsideroj se nuk është as vendi, e as koha e duhur që në këtë forum të hapet kjo çështje senzitive për rajonin dhe proceset integruese rajonale. Për shume arsye Edi Rama është njeriu i fundit që duhet të flas për dhe rreth Kosovës, sepse atij nuk i takon. Nuk i takon dialogut me Serbinë, ai dhe partnerët e tij në Kosovë kanë rënë në provim për këtë çështje. Të tillët na kanë dëmtuar mjaft dhe ndihma e tyre më e madhe është vetëm të heshtin. Nuk kanë asnjë fije kredibiliteti të flasin në emër të shtetit dhe popullit të Kosovës”, ka thënë deputeti Naser Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat