Edi Rama merr një goditje të fort nga Kosova, i thotë se është duke punuar për interesat e Serbisë

Politika

Edi Rama merr një goditje të fort nga Kosova, i thotë se është duke punuar për interesat e Serbisë

Nga: D.B Më: 5 maj 2019 Në ora: 23:39
Aleksander Vuçiq dhe Edi Rama

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq me 8 maj udhëton për në Tiranë për t’u takuar me Përfaqësuesen e Lart të BE-së, Federica Mogherini në kuadër të procesit ‘Brdo-Brioni’ i cili mbahet në kryeqytetin shqiptar që zgjat dy ditë.

Temë diskutimi e këtij takimi ku nikoqir është kryeministri shqiptar Edi Rama, do të jetë Kosova.

Megjithatë, është për tu çuditur se përse duhet të diskutohet për Kosovën me Edi Ramën në Tiranë, kur Rama kritikohet për idetë e rrezikshme të tij së bashku me presidentin Thaçi, përkatësisht për idenë e “korrigjimit të kufirit” që nënkupton, ndarjen e Kosovës.

Lidhur me këtë, politologu Faik Krasniqi, ka thënë se kryeministri Edi Rama, po del hapur që është duke punuar për interesat e Serbisë.

Ai ka thënë se është e turpshme për lidershipin e Shqipërisë amë, që të shkel Kosovën për hir të Serbisë.

Image
Faik Krasniqi

“Shqipëria do të duhej ishte gardian i Kosovës dhe shqiptarëve kudo që ata jetojnë dhe jo të synojnë ndarjen e saj dhe atë pjesë ta merr Serbia. Por, tani lind pyetja se çfarë do diskutohet në këtë takim, ku do jetë prezentë edhe komunistja Mogherini? Vazhdimi i dialogut Kosovë - Serbi, dhe korrigjimi i kufijve apo çfarë?! Por një gjë duhet ta dinë Edi Rama, Thaçi dhe Vuçiqi, sepse e kanë të kotë, pasi Gjermania veç ju tregoi që nuk ka lëvizje të kufijve. Megjithatë, në njërën anë po më bëhet qejfi që Edi Rama po e tregon fytyrën e tij të vërtetë, se shumë shqiptarë e Kosovës ekzaltoheshin me spektaklin e tij në Beograd. Dhe e gjitha kjo ka qenë vetëm një Shou, për të fituar zemrat e shqiptarëve të Kosovës” është shprehur politologu Faik Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat