Duhanaj: Serbia përmes strategjisë për zgjerimin e territorit, mundohet ta zhbëj shtetin e Kosovës - Bota Sot
Duhanaj: Serbia përmes strategjisë për zgjerimin e territorit, mundohet ta zhbëj shtetin e Kosovës

Politika

Duhanaj: Serbia përmes strategjisë për zgjerimin e territorit, mundohet ta zhbëj shtetin e Kosovës

Nga: D. B Më: 6 maj 2019 Në ora: 12:39
Leon Duhanaj

Analisti politik Leon Duhanaj ka thënë se Serbia përmes strategjisë së saj të zgjerimit të territorit në liria të shqiptarëve, bën të pamundurën në mënyrë që ta zhbëj shtetin e Kosovës.

“Kjo vije për dy arsye, sepse e para është qëllimi territorial dhe për ketë e sheh shansin e mirë duke anashkaluar Kosovën të bëj marrëveshje me Shqipërinë siç e quajnë ata marrëveshje me shqiptarët, ku si pasojë e një marrëveshje të tillë, Kosova do të ndahej mes Serbisë dhe Shqipërisë. E dyta është se përmes kësaj ndarje, duke tjetërsuar shtetin e Kosovës do ta eliminonte rrezikun e forcimit të shqiptarëve në segmentet e banuara me serb nga frika se një ditë do të mbeten pa ta. Përmes këtij varianti, po ashtu do ta fitonte luftën e humbur kundrejt NATO-s dhe faktorit perëndimore, e të vilën Serbia e trajton veç si betejë. Një marrëveshje të tillë, Serbia me pastaj do ta propagandonte si Shqipëri të "madhe" duke i hapur rrugë vetës që me pastaj të synoj ndarjen e Bosnjën dhe regjionit në tërë”, ka thënë Duhanaj.

Ai ka thënë se, Serbia për ta realizuar këtë ide i ka dy rrugë: njëra përmes luftës, e që është me shumë se iluzion dhe varianti tjetër, përmes ndihmës së shqiptarëve, duke i shfrytëzuar politikanët shqiptarë të cilët janë të etur për pushtet dhe të cilët këtë lloji marrëveshje do ta shisnin si "Bashkim" Kombëtarë.

“Për fat të keq kjo ide po gjënë teren ndër shqiptarë, për arsye të ndryshme por assesi të interesit kombëtarë. Tani takimin në Tiranë, do të mundohen ta koordinojnë për ndonjë strategji shantazhi ndaj BE-së përkatësisht dyshes Merkel, Makron. Se sa do ta arrin me e çorientuar situatën këtë mbetet ta shohim, por lind pyetja se përse këta njerëz janë të pasinqertë ndaj qytetarëve të tyre përkatësisht çështjes kombëtare, por tashmë besoj që kjo po shihet dhe nuk do koment”, ka thënë analisti politik Leon Duhanaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...