Plani i Mogherinit dhe Hahnit për ndarjen e Kosovës mori fund

Politika

Plani i Mogherinit dhe Hahnit për ndarjen e Kosovës mori fund

Nga: D. B Më: 6 maj 2019 Në ora: 13:02
Hahn, Mogherini

Një marrëveshje e arritur mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Federica Mogherinit, nuk është aspak e sigurt, kjo për faktin se Mogherini hapur e ka dëshmuar që është në anën e Serbisë.

Kështu ka vlerësuar politologu Faik Krasniqi i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se nën udhëheqjen e saj, Serbia asnjë marrëveshje nuk e ka zbatuar.

“Çfarë sigurie mund të presim nga arritja e një marrëveshje me garancinë e saj?? Dhe pas zgjedhjeve në BE, Federica Mogherini nuk do të jetë më në postin e deritanishëm. Pas zgjedhjeve do të kemi udhëheqës të rinj dhe bisedimet do të marrin kahje tjetër, e po ashtu edhe vendimi pozitiv për liberalizim të vizave. Në Samitin e Berlinit u bë e qartë, se nuk ka lëvizje të kufijve, pasi plani i Mogherinit dhe Hahnit për ndarjen e Kosovës morri fund”, është shprehur politologu Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat